By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këlliçi thirrje SPAK-ut: Të sekuestrohen pronat e familjarëve të Redi Mollës dhe Mariglen Qato!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Këlliçi thirrje SPAK-ut: Të sekuestrohen pronat e familjarëve të Redi Mollës dhe Mariglen Qato!
Shqipëri

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Të sekuestrohen pronat e familjarëve të Redi Mollës dhe Mariglen Qato!

admin
Last updated: 31/05/2024 12:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të sekuestrojnë pronat e familjarëve të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Sipas tij këta persona e kanë vënë pasurinë nga korrupsioni me skemën 5D.

Nga selia blu, Këlliçi ka publikuar rastin e një vile në qendër të Tiranës që sipas tij është në pronësi të prindërve pensionist të Redi Mollës, dhe që shërben si hotel.

Sipas tij kjo pronë është blerë gjatë pandemisë me çmim shumë të lartë, ndërkohë që shton se SPAK duhet të sekuestrojë çdo pronë dhe të ndalojë kompaninë 5D të marrë fonde publike.

 

 

DEKLARATA:

Ditën e djeshme bëra publike skandalin e radhës me kompaninë 5D Konstruksion. Në datë 28 Maj, pra vetëm para 3 ditësh, ndërkohë që opozita protestonte në skenën më të madhe të korrupsionit në vend përpara Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kryente pagesën e radhës për kompaninë 5D.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kolegët e Veliajt në SPAK, vazhdojnë të mbrojnë interesat korruptive të kryebashkiakut në skemën më të madhe dhe të papreçedentë të vjedhjes së 100% të fondeve publike, nëpërmjet kompanisë së 5 drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Kjo kompani është rast unik hetimor pasi SPAK jo vetëm që nuk e vendos nën sekuestro, por prestanomen Nestor Muhametllari e lë të lirë pa asnjë masë arresti, që të vazhdojë të përfitojë fonde publike. Por më e rëndë se ky fakt, është lejimi i shitjes së aseteve në palë të treta e më pas zhdukja e parave të bandës 5D.

Sot kolegët e Erionit duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse kompania 5D nuk është nën sekuestro.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse asetet dhe pasuria e Mariglen Qatos dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot kolegët e Erionit, duhet t’i japin llogari qytetarëve se përse pasuria marramendëse e Redi Mollës dhe të afërmve të tij nuk është nën sekuestro.

Sot SPAK duhet të na thotë se përse kjo vilë që shihni në ekran, me vlerë marramendëse në zonën më të lakmuar të Tiranës, e blerë nga 2 prindërit pensionistë të Mollës, në kulmin e pandemisë në korrik të vitit 2020, nuk është nën sekuestro dhe vazhdon biznesin e hotelerisë pa asnjë shqetësim.

SPAK nuk mund të veprojë si avokat mbrojtës i parave të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. SPAK duhet të sekuestrojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve të korruptuar dhe duhet të ndalojë menjëherë kompaninë 5D që të vazhdojë të përfitojë fonde publike.

Altin Dumani duhet ta faktojë me vepra atë ç’ka deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se kolegë të tij ai ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH. Deri më tani, për fat të keq, është faktuar se kolegu i tij vijon të mbetet kryehajduti i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe kreu i bandës 5D Erion Veliaj.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Doja të testoja nëse Romeo i beson Heidit”, Jul Deda tregon lojën që i bëri banorëve: Gati po qante dhe…
Next Article Kushtetuesja zbardhi dje vendimin për Butrintin, Zhupa: Do të dorëzojmë padi në SPAK, ja hapi ynë i radhës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?