By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli iniciativë i Odës së Stomatologëve kërkon drejtësi për organet udhëheqëse të odës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli iniciativë i Odës së Stomatologëve kërkon drejtësi për organet udhëheqëse të odës
Maqedoni

Këshilli iniciativë i Odës së Stomatologëve kërkon drejtësi për organet udhëheqëse të odës

admin
Last updated: 06/10/2025 22:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Këshilli iniciativë i Odës së Stomatologëve i bën thirrje Prokurorisë Publike të RMV-së, që sipas detyrës zyrtare të nisë procedurë për punë të paligjshme për udhëheqësinë aktuale të Odës së Stomatologëve, ku akuzojnë për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare kundër personave që kanë kryer dhe nënshkruar verifikimin e delegatëve, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale dhe jomateriale ndaj anëtarëve të Odës Stomatologjike. Sipas tyre, qëllimi i këtyre procedurave është rikthimi i ligjshmërisë, transparencës dhe besimit në organizimin profesional të stomatologëve në RMV, thotë Amella Cana nga Oda e Stomatologëve.

“Aktualisht Oda e Stomatologjisë nuk ka udhëheqje legjitime as edhe organe dhe trupa funksionale çka krijon një vakum juridik institucional. Prandaj është e domosdoshme organizimi urgjent i zgjedhjeve të reja të drejta dhe demokratike në kushte të jashtëzakonshme, ku do të marrin pjesë të gjithë anëtarët aktiv të odës pa asnjë kufizim në përputhje me ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe statusin e odës. Ky vendim gjyqësor përbën një dëshmi të qartë për saktësinë e gjendjes faktike të konstatuar në raportet e MSh-së gjatë mbikëqyrjes ndaj Odës së Stomatologëve, për shkak të së cilës asaj iu hoqën të gjitha autorizimet publike.”, – deklaroi Amella Cana nga Oda e Stomatologëve.

“Më 29 të muajit të nëntë 2025 morëm aktgjykim nga Gjykata Administrative me të cilën zhvlerësohet vendimi për verifikimin e mandateve të delegatëve të zgjedhur në asamblenë e Odës së Stomatologëve, duke përfshirë edhe mandatin e kryetarit jolegal, Marjan Denkovski. Duke u udhëhequr nga statuti ekzistues dhe juristët, ky vendim do të thotë se kryetari aktual nuk është kryetar legjitim i odës, sepse aktet juridike të përmendura kushtëzojnë atë se kryetar mund të jetë vetëm ai delegat i zgjedhur me mandat të verifikuar.”, – theksoi stomatologia, Dafina Bogevska.

Përkujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka marrë kompetencat për licencimin e Odës së Stomatologëve, përkatësisht autorizimin publik të Odës së Stomatologëve, derisa, siç ka thënë ministri Aliu muajin e kaluar, derisa të vendoset sistem përmes të cilit Oda do të punojë ligjërisht, në mënyrë transparente dhe profesionale.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Autobusët privatë nga nesër do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt
Next Article Dëshmia e nënës së të ndjerës Adrijana: Bija ime e pa Zotin tek Nino, e kjo ishte një vrasje e qetë me terapi të papërshtatshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?