By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kievi ngre baza në Rusi, Moska: NATO dhe SHBA po e ndihmojnë të na sulmojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kievi ngre baza në Rusi, Moska: NATO dhe SHBA po e ndihmojnë të na sulmojë
Bota

Kievi ngre baza në Rusi, Moska: NATO dhe SHBA po e ndihmojnë të na sulmojë

admin
Last updated: 16/08/2024 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

NATO dhe shërbimet e posaçme perëndimore janë të përfshira drejtpërdrejtë në planifikimin e inkursionit ukrainas në rajonin rus të Kursk. Akuza erdhi nga këshilltari kryesor i Vladimir Putin, Nikolai Patrushev, i cili thekson se ishte perëndimi që solli në pushtet, juntën kriminale në Ukrainë, siç e cilëson. Në një intervistë për gazetën Izvestia zyrtari rus i quan të pavërteta pretendimet e Shteteve të Bashkuara se nuk janë të përfshira në operacionin që po zhvillohet në Kurks. Sipas tij, pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen direkt të Uashingtonit, Kievi nuk do të kishte qenë në gjendje të hynte në territorin rus.

“Vendet e NATO-s kanë dërguar armë dhe instruktorë ushtarakë në Ukrainë, vijojnë të sigurojnë informacione të inteligjencës dhe kontrollojnë veprimet e grupeve neonaziste. Operacioni në rajonin e Kursk është planifikuar me pjesëmarrjen e NATO dhe shërbimeve speciale perëndimore”, deklaroi Nikolai Patrushev.

Kreu i ushtrisë ukrainase, Oleksandër Syrski raportoi se trupat e Kievit në Kursk, kishin avancuar edhe me 1.5 km gjatë 24 orëve të fundit, duke hyrë 35 km në brendësi të territorit. Sipas tij, 82 vendbanime përfshirë qytezën e Sudzhes dhe një zonë prej 1150 km katrorë, janë nën kontrollin e forcave ukrainase.

Syrski tha se kishin ngritur një zyrë të komandës ushtarake në Kursk,  duke sugjeruar ambicien për të vijuar më tej.

Në një intervistë, ish-ministri i mbrojtjes Andriy Zagorodnyuk tha se qëllimi i Ukrainës ishte të detyronte tërheqjen e forcave ruse nga rajoni lindor i Donbas kur Rusia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme për muaj me radhë. Dhe sipas raportimeve të shtëpisë së bardhe Moska i ka tërhequr disa njësi këmbësori për t’i zhvendosur në Kurks.

You Might Also Like

BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë

Irani: Hapim Hormuzin brenda shtatë ditëve nëse SHBA-ja lehtëson presionin ushtarak

Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëviznin të armatosur dhe me drogë gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier
Next Article Fluks pushuesish nga Kosova në Morinë, mbi 60 mijë qytetarë hyrje-dalje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?