By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëviznin të armatosur dhe me drogë gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Lëviznin të armatosur dhe me drogë gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier
Kronika

Lëviznin të armatosur dhe me drogë gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier

admin
Last updated: 16/08/2024 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi u kapën duke qarkulluar me armë dhe drogë.  Ata u kapën teksa lëviznin me një  automjet në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”. Gjatë kontrollit policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Njoftimi i Policisë Fier

Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Lëviznin me automjet, të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis, 2 celularë dhe automjeti.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi me vete, të gatshme për shitje, Komisariati i Policisë Fier, në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, ndaloi për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

You Might Also Like

Përleshje mes anëtarëve të dy klubeve të arteve marciale në Bit Pazar, disa persona të lënduar

Aksion antidrogë në Kosovë – kapen 25 kg marihuanë dhe arrestohen 3 persona

Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit

Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, Gjykata jep tjetër masë sigurie ndaj Plarent Dervishajt
Next Article Kievi ngre baza në Rusi, Moska: NATO dhe SHBA po e ndihmojnë të na sulmojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?