By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë
Showbizz

Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë

admin
Last updated: 05/11/2026 12:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kim Kardashian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë avokate.

Ylli i reality show-t, 46 vjeçe, ka treguar se dështimi në provimin e jurisprudencës në Kaliforni, në vitin 2025, nuk e ka zbehur dëshirën e saj për të ndjekur gjurmët e babait të ndjerë, Robert Kardashian.

“Gjithmonë e kam në mendje provimin e jurisprudencës”, ka thënë ajo për revistën People, gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, të mbajtur të hënën në New York.

“Do ta marr kohën time dhe do të pres momentin e duhur, kur të kem pak kohë të lirë për t’u përqendruar tek ai”, është shprehur Kardashian.

Ndërkohë, kolegia e saj në serial, Sarah Paulson, ka shprehur bindjen se Kim do të jetë një avokate shumë e mirë.

“Ajo do të jetë një avokate e shkëlqyer. Jam e sigurt për këtë”, ka thënë Paulson.

Nëna e katër fëmijëve kishte bërë të ditur planet për t’u bërë avokate në vitin 2019, pasi kishte nisur angazhimin e saj në reformën e sistemit të drejtësisë penale.

Në vend që të ndiqte një fakultet tradicional të drejtësisë, Kardashian kishte zgjedhur programin Law Office Study Program në Kaliforni, një rrugë alternative që i mundëson kandidatëve të studiojnë përmes praktikës nën mbikëqyrjen e një avokati, për një periudhë prej katër vjetësh.

Megjithatë, planet e saj pësuan një pengesë vitin e kaluar, kur përfundoi programin e studimit, por nuk arriti ta kalonte provimin e jurisprudencës në Kaliforni, të mbajtur në muajin korrik.

Personaliteti televiziv, e cila në serialin juridik “All’s Fair” interpreton rolin e një avokateje të zonja divorcesh, mund të angazhohet në fushën ligjore vetëm në veprimtari që nuk kërkojnë licencë profesionale, deri në momentin kur të arrijë ta kalojë provimin dhe të marrë kualifikimin përkatës.

Edhe në një reagim të publikuar në Instagram vitin e kaluar, Kardashian kishte konfirmuar se nuk e kishte kaluar provimin, por kishte theksuar se mbetej e vendosur për ta realizuar synimin e saj dhe për t’u bërë një avokate e licencuar.

You Might Also Like

Publikoi video pornografike të VIP-ave, bëhet për spital Elton Tozaj

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasje mes Anjezës dhe Fuegos në orët e vona, Zoja ndërhyn për t’i ndarë dhe qetësuar gjakrat
Next Article Bastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?