By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?
Showbizz

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

admin
Last updated: 05/11/2026 14:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Jeta e Ri Sol-jusë, bashkëshortes së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vazhdon të jetë e mbuluar me mister. Për gruan që shpesh cilësohet si një nga zonjat e para më enigmatike në botë, ekzistojnë shumë pak informacione të konfirmuara. Megjithatë, vëmendjen e publikut e ka tërhequr veçanërisht e kaluara e saj, preferenca për veshje dhe aksesorë luksozë, si dhe mungesat e herëpashershme nga paraqitjet publike.

Ri Sol-ju u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2012, gjatë një aktiviteti zyrtar ku ishte në shoqërinë e Kim Jong-unit. Mediat shtetërore konfirmuan më vonë se ajo ishte bashkëshortja e tij. Sipas informacioneve të publikuara, çifti ishte martuar në vitin 2009.

Fillimisht, ajo prezantohej nga mediat shtetërore me titullin “shoqja Ri Sol-ju”, ndërsa në vitin 2018 nisi të cilësohej si “zonja e parë e nderuar”, një ndryshim që theksoi edhe më shumë pozitën e saj në hierarkinë shtetërore.

E kaluara e saj mbetet mister

 Foto: Profimedia/EPA

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Ri Sol-ju ka lindur në qytetin Chongjin, në veri të Koresë së Veriut, dhe është rritur në një familje me gjendje të mirë ekonomike.

Thuhet se nëna e saj ka qenë drejtuese e repartit të gjinekologjisë, ndërsa babai profesor universitar. Megjithatë, as viti i saktë i lindjes së saj nuk është konfirmuar. Në burime të ndryshme përmenden vitet 1985 dhe 1989.

Ajo është arsimuar në Phenian, ndërsa sipas raportimeve, ka studiuar për këndim edhe në Kinë.

Para martesës, Ri Sol-ju besohet se është marrë me muzikë dhe ka performuar me orkestrën e njohur koreano-veriore “Unhasu”. Disa media kanë raportuar se pas martesës së saj, autoritetet janë përpjekur të zhdukin gjurmët e karrierës së saj muzikore, përfshirë edhe incizimet e performancave. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Besohet se çifti ka tre fëmijë, por deri më tani publiku ka njohur vetëm vajzën e tyre, Kim Ju-ae, e cila u shfaq për herë të parë para kamerave në vitin 2022, gjatë një vizite në një lokacion nga i cili ishte lansuar një raketë balistike ndërkontinentale.

Interesant është fakti se ekzistencën e vajzës së tyre e kishte bërë të ditur vite më parë ish-basketbollisti amerikan Dennis Rodman, pas një vizite në Korenë e Veriut.

“Kim Jong-un ka një familje të mrekullueshme dhe është një baba i mirë”, kishte deklaruar Rodman në një intervistë për gazetën “The Guardian”.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, çifti ka edhe një djalë, të lindur në vitin 2010, si dhe një fëmijë tjetër, që besohet se ka lindur në vitin 2017. Autoritetet koreano-veriore nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto raportime.

Stili luksoz që bie në sy në Korenë e Veriut

 Foto: Profimedia/EPA

Përveç jetës së saj private, Ri Sol-ju tërheq vëmendjen edhe me zgjedhjet e saj të modës.

Ndryshe nga bashkëshortet e liderëve të mëparshëm të Koresë së Veriut, të cilat zakonisht shfaqeshin me veshje tradicionale, ajo preferon fustane elegante, veshje me prerje moderne dhe aksesorë të markave të shtrenjta ndërkombëtare.

Në qershor të vitit 2025, ajo u fotografua e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë, të kombinuara me një çantë të markës “Gucci”. Në paraqitje të tjera është fotografuar edhe me një çantë “Dior”.

Preferenca e saj për markat luksoze të modës tërheq vëmendje të veçantë, sidomos duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e popullsisë së Koresë së Veriut jeton nën kufizime të rrepta dhe nuk ka qasje në produkte të tilla.

Paraqitjet e rralla publike dhe zhdukjet misterioze

 Foto: Profimedia/EPA

Ri Sol-ju e shoqëron herë pas here bashkëshortin në ngjarje të rëndësishme shtetërore dhe udhëtime diplomatike.

Ajo mori pjesë në takimet historike ndërmjet dy Koreve në vitin 2018, ku u takua edhe me zonjën e parë të atëhershme të Koresë së Jugut, Kim Jung-sook. Po atë vit, ajo shoqëroi Kim Jong-unin edhe gjatë një vizite në Kinë.

Megjithatë, paraqitjet e saj publike janë të rralla dhe jo të rregullta. Në disa raste, Ri Sol-ju ka munguar për muaj të tërë në aktivitetet zyrtare, duke nxitur spekulime të shumta për arsyet e kësaj mungese.

Madje, janë publikuar edhe pretendime të pakonfirmuara se Kim Jong-un mund ta ketë tërhequr qëllimisht nga jeta publike, por deri më tani nuk ka prova të besueshme që mbështesin këto raportime.

Kështu, Ri Sol-ju vazhdon të mbetet një nga bashkëshortet më misterioze të liderëve botërorë, ndërsa shumë detaje nga e kaluara dhe jeta e saj private vazhdojnë të jenë të panjohura për publikun.

You Might Also Like

Publikoi video pornografike të VIP-ave, bëhet për spital Elton Tozaj

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën
Next Article Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?