By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kliçko: Ukraina duhet të bëjë lëshime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kliçko: Ukraina duhet të bëjë lëshime
Bota

Kliçko: Ukraina duhet të bëjë lëshime

admin
Last updated: 27/04/2025 14:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ish-boksieri Vitali Kliçko duket se është në të njëjtën linjë me presidentin amerikan Donald Trump, kur deklaron se “Ukraina duhet që të heqë përkohësisht dorë nga territore, në mënyrë që të arrijë paqen me Rusinë”.

“Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë një pjesë të territorit të saj për të arritur një marrëveshje paqeje më Rusinë”.

Vitali Kliçko, kryebashkiaku i Kievit, tha në një intervistë për median britanike BBC se një ndër skenarët është edhe lëshimi i një pjese të territorit. Deklarata e ish-kampionit të boksit erdhi tri vite pas pushtimit rus në Ukrainë dhe në kulmin e presioneve nga presidenti amerikan Trump, se paqja mund të vijë vetëm nëse Ukrainë bën lëshime territoriale.

“Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqen e përkohshme, mbase kjo mund të jetë zgjidhje e përkohshme” – tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të BBC-së, duke theksuar se gjithsesi populli ukrainas “nuk duhet ta pranojë kurrë pushtimin rus”.

Intervista me 53-vjeçarin u realizua në zyrën e tij në Kiev, qytetin që ai e quajti “zemrën” e një vendi të shkatërruar nga lufta. Pak orë para intervistës, kryeqyteti ukrainas përjetoi sulmin më të fundit me dronë, i cili qëlloi për vdekje 12 vetë dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.

Rivalitet politik në kohë lufte

Kryebashkiaku i Kievit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski janë kundërshtarë politikë. Kliçko është ndër politikanët e profilit të lartë në Ukrainë që ka pohuar publikisht se vendit të tij do t’i duhet të lëshojë përkohësisht territore dhe ka akuzuar në vijimësi presidentin dhe ekipin e tij se përpiqen t’i minojnë autoritetin.

Ai deklaroi gjatë intervistës se rivali i tij politik do të jetë i detyruar të pranojë një “zgjidhje të dhimbshme” me qëllim arritjen e paqes. Kur u pyet nëse Zelenski kishte diskutuar me të ndonjë detaj për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, ish-kampioni u përgjigj prerë me një “Jo”.

“Presidenti Zelenski e vendos vetë këtë. Nuk është detyra ime” – shtoi Kliçko.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Situata e tensionuar e pak kohëve më parë mes Zelenskit dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë u komentua nga kryebashkiaku, i cili tha se “temat e rëndësishme mes dy politikanëve të rëndësishëm është më mirë të diskutohen pa praninë e kamerave”.

Trumpi kundër Zeleneskit

Në fillimin e kësaj jave, presidenti amerikan Trump e akuzoi Zelenskin se po dëmtonte negociatat për paqen, pasi homologu ukrainas përjashtoi sërish mundësinë e njohjes së kontrollit rus mbi Krime, gadishullin jugor ukrainas, i aneksuar ilegalisht nga Moska në vitin 2014.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjatë një interviste për revistën “Time”, Trump tha se “Krimea do të qëndrojë me Rusinë”, deklaratë kjo që pasonte ato më të mëparshmet ku Trump thoshte se “gadishulli është humbur vite më parë”.

Vetë Zelenski i është referuar një deklarate të vitit 2018 të bërë nga sekretari i shtetit i mandatit të parë qeverisës të Trump, Mike Pompeo, i cili thoshte se “Shtetet e Bashkuara e refuzojnë aneksimin rus”.

Ukraina dhe aleatët europianë janë shprehur të shqetësuar në javët e fundit në lidhje me marrëdhëniet “e ngrohta” të Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Aktualisht Moska kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas. /DW

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA
Next Article Ministri i Jashtëm turk takohet me emirin dhe me kryeministrin e Katarit në Doha

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?