By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klinaku pas seancës gjyqësore për kanosje ndaj Kurtit: Do të bëjë kërkesë për hudhje të aktakuzës, nuk kam kryer vepër penale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klinaku pas seancës gjyqësore për kanosje ndaj Kurtit: Do të bëjë kërkesë për hudhje të aktakuzës, nuk kam kryer vepër penale
Maqedoni

Klinaku pas seancës gjyqësore për kanosje ndaj Kurtit: Do të bëjë kërkesë për hudhje të aktakuzës, nuk kam kryer vepër penale

admin
Last updated: 03/09/2025 11:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në leximin e aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu tha se Faton Klinaku e ka kanosur seriozisht dhe publikisht kryeministrin Albin Kurti, më 2023.

“I pandehuri Faton Klinaku, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur përmes rrjetit social Facebook duke postuar. Pas reagimeve të opinionit publik, i pandehuri ka përsëritur një shkrim me përmbajtje kërcënuese. I pandehuri seriozisht e ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti”, tha ai.

Edhe për të akuzuarin Nuredin Selmanin, prokurori special tha se “seriozisht dhe publikisht e ka kanosur [Kurtin]” përmes rrjetit social Facebook.

Pas seancës së shqyrtimit fillestar, i akuzuari Faton Klinaku tha se do të bëjë kërkesë për hudhje poshtë të aktakuzës. Ai tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale, pasi i njëjti akuzohet për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Faton Klinaku nga OVL-UÇK tha se postimi ende figuron në llogarinë e tij në Facebook.

“Mirë qe ishte përballje se ju e dini qe e kam kërkuar vet atë përballje, ju e dini që kam kërkuar edhe vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimin tim që ka qenë i përsëritur figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook edhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë si pjesëtarë të UÇK-së, kemi luftuar që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është obligim i secilit qytetar që t’i përgjigjet…Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë, përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hudhje poshtë të aktakuzës”, tha Klinaku.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani, i cili para trupit gjykues u deklarua i pafajshëm, tha “Albin Kurti të mos ketë frikë nga unë”.

“Albin Kurti të mos ketë frikë nga unë, por të frikësohet nga historia që një ditë ndoshta do ta dënojë historia e popullit shqiptar. Prandaj edhe një gjë duhet ta cek, se ky ‘tuc’ duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori, t’i përgjigjet prokurorisë sepse duhet me dhënë përgjegjësi për paratë e shtetit, paratë e këtij populli kah po shkojnë…Unë konsideroj qe jam i pafajshëm, ta shohim”, tha Selmani.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /kp/

You Might Also Like

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar

Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?

Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë

Hapet një tjetër segment i autostradës Elbasan–Qafë Thanë, përshpejtohet lidhja e Korridorit 8

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Salma Hayek feston ditëlindjen e saj të 59-të, sjell poza me rroba banje
Next Article Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier hap dyert me mjedise bashkëkohore për vitin e ri shkollor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?