Raportimet nga Italia bëjnë me dije se legjenda italiane Daniele De Rossi është kontaktuar nga klubi anglez Wolverhampton Wanderers, të cilët janë në kërkim të një trajneri në rast se vendosin të ndajnë rrugët me Vitor Pereiran.
Gazzetta dello Sport ka raportuar se De Rossi ka patur më shumë se një takim me ndërmjetësuesit anglezë gjatë muajve të fundit dhe ka sugjeruar se De Rossi më parë ishte kontaktuar nga Wolves, pasi këta të fundit shkarkuan Gary O’Neil në dhjetor.
Gazeta rozë paralajmëron se De Rossi mund të jetë ende një kandidat për Wolves në një të ardhme të afërt, në rast se ata e shkarkojnë trajnerin aktual Vitor Pereira, i cili nuk po arrin rezultate aq të kënaqshme deri tani.
‘DDR’ ka qenë i papunë që nga shtatori, kur ishte shkarkuar nga Roma pas katër ndeshjeve në Serie A, ku gjatë asaj kohe ishte zëvendësuar nga kroati Ivan Juric.
41-vjeçari më parë kishte shprehur interesimin e tij për të drejtuar një ekip jashtë Italisë dhe në këtë drejtim besohet se ai ka pasur oferta edhe nga Arabia Saudite dhe Spanja.
De Rossi do t’i jepte prioritet një lëvizje në Ligën Premier nëse i ofrohet mundësia, sipas raportimit nga mediumi i njohur italian.
Interesim për ish-mesfushorin ka pasur edhe nga Fiorentina në javët e fundit, në rast se ata vendosin të shkarkojnë Raffaele Palladino