By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klubi nga Serie A favorit për të nënshkruar me Bernardo Silvan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Klubi nga Serie A favorit për të nënshkruar me Bernardo Silvan
Sport

Klubi nga Serie A favorit për të nënshkruar me Bernardo Silvan

admin
Last updated: 03/04/2026 11:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

E ardhmja e Bernardo Silvas duket gjithnjë e më larg nga Manchester City, ndërsa Juventusi ka ndërmarrë tashmë hapa konkretë për të bindur mesfushorin portugez të transferohet në Torino.

Një cikël po shkon drejt fundit në Manchester, mesfushori 31-vjeçar ka vendosur të kërkojë një sfidë të re gjatë kësaj vere dhe klubi italian nuk ka humbur kohë.

Sipas raportimeve nga media italiane Tuttosport, Juventusi ka nisur bisedimet zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit për të realizuar kalimin e tij në Serie A.

Projekti sportiv i “Zonjës së Vjetër” është mjaft tërheqës për Silvën, i cili synon të mbetet protagonist në një ambient të ri.

Profili i tij përputhet mirë me idetë taktike të skuadrës nga Torino, megjithatë marrëveshja ende nuk është afër finalizimit për shkak të një pengese të rëndësishme financiare.

Pavarësisht mirëkuptimit në aspektin sportiv, diferencat ekonomike mbeten të mëdha.

Kërkesat e mesfushorit portugez, i cili këtë sezon ka zhvilluar 42 ndeshje duke regjistruar 3 gola dhe 5 asistime, tejkalojnë ndjeshëm ofertën aktuale të Juventusit.

Ndërkohë, Silva ka në dispozicion oferta shumë më të majme nga klube të tjera, të cilat mund të komplikojnë planet e bardhezinjve.

Procesi i largimit nga Manchester City tashmë ka nisur, por Juventusi do të duhet të përmirësojë ofertën financiare nëse dëshiron të fitojë garën për shërbimet e tij.

Në Torino mbeten optimistë se historia dhe pesha e fanellës, së bashku me rolin qendror që i ofrohet lojtarit, mund të ndikojnë në vendimin final.

Negociatat janë ende në fazat fillestare dhe çështja e transferimit të Bernardo Silvës pritet të jetë një nga temat kryesore të afatit kalimtar së verës.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bastoni pranon t’i bashkohet Barcelonës në verë, zbulohet çmimi që duhet t’i paguhet Interit
Next Article Gogu pret kreun e SPAK: Adresim i boshllëqeve ligjore, bashkëpunim institucional
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?