By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kocevski: Prokuroria do të veprojë profesionalisht në rastin e Frosina Kulakovës, qytetarët pjesërisht kanë të drejtë se sistemi është fajtor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kocevski: Prokuroria do të veprojë profesionalisht në rastin e Frosina Kulakovës, qytetarët pjesërisht kanë të drejtë se sistemi është fajtor
Maqedoni

Kocevski: Prokuroria do të veprojë profesionalisht në rastin e Frosina Kulakovës, qytetarët pjesërisht kanë të drejtë se sistemi është fajtor

admin
Last updated: 03/02/2025 13:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt- Prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski sot theksoi se Prokuroria do të veprojë në mënyrë profesionale në rastin e Frosina Kulakovës, 22 vjeçares stiliste e modës nga Negotina e cila u përplas në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Aradhat partizane” nga ana e 20 vjeçarit Vasil Jovanov nga Shkupi i cili ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferë dhe ka kaluar në semafor të kuq, përderisa ajo kalonte vendkalimin për këmbësorë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të vajzës tashmë të ndjerë, me të vërtetë bëhet fjalë për një jetë të re të humbur që nuk mund të kompensohet me asnjë dënim. Unë i bind qytetarët se Prokuroria publike do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, do të jetë transparente në këtë procedurë, qytetarët do ta dinë se si do të veprohet dhe në cilin drejtim do të shkojnë provat”, ka thënë Kocevski në emisionin “DailyClick”. në TV21.

Ai ka theksuar se qytetarët kanë pjesërisht të drejtë kur thonë se fajin e ka sistemi.

“Ju keni pjesërisht të drejtë sepse disa nga dispozitat ligjore janë të tilla që vetëm PP, duke përfshirë edhe gjykatën, mund të zbatojë ligjin ashtu siç ekziston. Me ndryshimet në Kodin penal është futur një vepër e re penale – vozitje e pakujdesshme, por nuk është fshirë dispozita e procedurës së kundërvajtjes, ku edhe disa nga veprimet e përfshira në atë vepër penale janë përfshirë në ligjin për kundërvajtje. Në rast të tejkalimit të shpejtësisë së vozitjes, policia pas përcaktimit të saj mund të ngrejë procedurë kundërvajtëse dhe ajo procedurë shkon drejtpërdrejt në Gjykatë, që do të thotë se në këtë përfshihen edhe elementët e veprës penale dhe këtu praktika duhet të unifikohet”, shtoi prokurori publik i shtetit.

Kocevski thotë se po hetohet nëse shoferi që ka goditur Frosinën e ka kryer veprën me paramendim apo nga pakujdesia.

“Prokurori publik do të hetojë nëse ka mundësi të bëhet fjalë për paramendim, duke pasur parasysh se nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit, nuk ka pasur patentë shofer, ka vozitur me shpejtësi shumë, shumë më të madhe se e lejuara dhe ka kaluar në semafor të kuq, do të shohim gjatë procedurës nëse ka vend nëse veprën penale e ka kryer me paramendim. Në përgjithësi, pothuajse të gjitha veprat penale kryhen në komunikacion nga pakujdesia”, tha ai.

Kocevski nuk beson që telefoni i Vasilit nga burgu të ketë pasoja ndaj rastit.

“Në rastin konkret nuk mund të ketë shumë ndikim, sepse është aksident ku janë siguruar prova materiale, nuk është kontestuese se ka kaluar në semafor të kuq, do të vërtetohet se ka qenë nën alkool. Shpejtësia do të përcaktohet si dhe mënyra se si ka vozitur, kështu që mendoj se thirrja në telefon nuk do të jetë thelbësore në procedurë”, shton Kocevski.

Për 20 vjeçarin nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa paraprakisht ka qenë i akuzuar për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të drogës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Next Article Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?