By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kocevski: Propozimi për shkarkimin tim nuk ka bazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kocevski: Propozimi për shkarkimin tim nuk ka bazë
Maqedoni

Kocevski: Propozimi për shkarkimin tim nuk ka bazë

admin
Last updated: 07/03/2025 17:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Në propozimin për shkarkimin tim, nuk ekziston bazë që vërteton shkelje të rëndë disciplinore. Kështu u shpreh sot kryeprokurori Lupço Kocevski, për iniciativën për shkarkimin e tij. Ai informoi se propozimin për shkarkimin e tij, të inicuar nga Qeveria e ka marrë të enjten nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

“Gjatë ditës së djeshme, më është dorëzuar propozimi për shkarkim nga ana e Këshillit të Prokurorëve. Në një afat të arsyeshëm kohor, do të deklarohem për të gjitha pikat. Mbetem në atë që, nga ajo që munda të shoh, në atë propozim nuk ka asnjë bazë që vërteton shkelje të rëndë disciplinore”.

I pyetur se në çfarë bazohet Qeveria në propozimin për shkarkimin e tij, Kocevski tha se ajo bazohet në atë që është thënë së fundmi nëpër media.

Deri tani Qeveria nuk e ka publikuar përmbajtjen e propozimit për shkarkimin e Kocevskit. Por nga ajo që është e njohur deri tani, në propozimin që e përgatiti Ministria e Drejtësisë thuhet se prokurori publik republikan ka vepruar në disa lëndë, në të cilat, sipas dispozitave ligjore, ka pasur rrethana që kanë ngritur dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe ka pasur konflikt interesi.

Sipas Ligjit për Prokurori Publike, Kocevski ka të drejtë që të prononcohet në formë të shkruar, pas iniciativës për shkarkimin e tij dhe të marrë pjesë në seancën në të cilën do të diskutohet dhe vendoset për shkarkimin. Sipas Ligjit për Prokurori Publike, prokurori publik mund të shkarkohet nëse ka bërë shkelje të rëndë disciplinore ose nëse është antarë i ndonjë partie politike.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Koçan-Shtip në afërsi të fshatit Trkanje
Next Article Mbetet mister vdekja e aktorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?