By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kodra e Diellit, kanë nisur përgatitjet për sezonin dimëror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kodra e Diellit, kanë nisur përgatitjet për sezonin dimëror
Maqedoni

Kodra e Diellit, kanë nisur përgatitjet për sezonin dimëror

admin
Last updated: 28/11/2026 13:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 21 nëntor, Argument – Bora ende nuk ka mbuluar Kodrën e Diellit, por ski-qendra po bëhet gati për sezonin e ri dimëror. Kontrollet teknike, ndërhyrjet në pistat e skijimit dhe përmirësimi i infrastrukturës janë drejt përfundimit. Ndërkohë, për vizitorët këtë sezon parashikohen edhe një pistë e re skijimi gjatë natës dhe një ashensor i ri për fëmijë, ndërsa mungesa e parkingjeve vazhdon të mbetet problem.

“Siç e dini, jemi në përfundim të përgatitjeve për sezonin e skijimit. Kemi bërë edhe incizimin e linjave nga Fakulteti i Makinerisë, si dhe intervenime në disa linja. Konkretisht, në ‘GE’ kemi bërë edhe ndërrimin e linjës me të re. Sa i përket kontrollit nga fakulteti, gjithçka është në rregull dhe presim të marrim lejen e punës”, tha Drejtori i Kodrës së Diellit, Gani Aliji.

Përveç ndërhyrjeve në pistat ekzistuese, këtë sezon skijatorët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe pistën “GE” gjatë natës, e cila do të pajiset me ndriçim. Për më të vegjlit, në ski-qendër pritet të instalohet një ashensor i ri, rreth 100 metra i gjatë, i cili aktualisht është në prodhim dhe pritet të arrijë në Kodrën e Diellit deri në fund të muajit.

“Kemi pasur disa probleme me rrjetin e ujërave nën ulësen e gjashtë, por kemi bërë projektin dhe gjithçka është rregulluar. Gjithashtu, kemi bërë ndryshimin e linjës optike në Kodrën e Diellit, si dhe ndërrimin e hyrje-daljeve për skijatorët, të cilat ishin më të vjetra se dhjetë vjet. Kemi bërë përgatitjet edhe për ‘Land Lift’-in për fëmijë, prej 100 metrash. E presim gjatë këtij muaji, pasi është në prodhim dhe në fund të muajit arrin në ski-qendër”, u shpreh Aliji.

Por, edhe këtë dimër, një nga shqetësimet kryesore për vizitorët pritet të jetë parkimi. Në ditët e fundjavës, fluksi i madh i automjeteve vështirëson qarkullimin dhe gjetjen e vendeve të lira. Qarkorja që po ndërtohet pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të krijojë hapësira shtesë për parkingje, por mbetet të shihet nëse do të jetë funksionale gjatë sezonit dimëror.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta në Kriva Pallankë, banorët ankohen nga bagëtitë e pakontrolluara
Next Article Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?