By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koliçani i Epërm merr pamje të re me mbi 20 shtëpi vikendi, por mungojnë kushtet elementare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koliçani i Epërm merr pamje të re me mbi 20 shtëpi vikendi, por mungojnë kushtet elementare
Maqedoni

Koliçani i Epërm merr pamje të re me mbi 20 shtëpi vikendi, por mungojnë kushtet elementare

admin
Last updated: 28/11/2026 13:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – “Ndryshe nga shumë fshatra që po zbrazen, Koliçani i Epërm së fundmi ka marrë një pamje të re. Kushtet klimatike dhe ajri i pastër kanë ndikuar që së fundmi në këtë fshat të ndërtohen mbi 20 shtëpi vikendi”, thotë Avni Tahiri – Gazetar.

Edhe pse gjatë fundjavës në fshatin Koliçan të Epërm rrugët janë të mbushura me gjallëri, gjatë ditëve të javës rrugët janë të zbrazëta. Të vetmit që takuam ishin disa nxënës që dilnin nga shkolla dhe disa banorë të cilët pas pensionimit janë kthyer në fshatin e tyre.

“Fshati ishte mbi 100 shtëpi. Disa shkuan në Turqi, ndoshta 70 apo 80 shtëpi e diku 50 apo 60 shkuan në Shkup. Mbetem një pakicë por tani fshati përsëri u shtua dhe jemi gati 100 shtëpi. Kthehemi përsëri. Unë me shtëpi jam në Shkup. Afër 50 shtëpi janë ndërtuar nga banorë që jetojnë edhe në Shkup edhe këtu. Nuk u pëlqen qyteti e ktheheni përsëri këtu!? Gjatë verës rrimë këtu e tani do kthehemi përsëri në qytet. Dimrin e kalojmë në qytet e verës jemi këtu. Për mua ka shumë dallim katundi për shëndet pasi është klima më e mirë e në gjitha anët më mirë në katund”, tha një banor i fshatit Koliçan të Epërm.

Dikur fshati ishte më i gjallë, punoheshin tokat dhe ishte e zhvilluar edhe blegtoria por tani i vetmi që jeton nga blegotira është vetëm një banor i fshatit.

”Ruanim kafshë më herët, dele e lopë, çdo banor kishte 70 apo 80 copë dele por punonim edhe duhan. E tani? Tani nuk ruan askush përveç një banori që ka 30 lopë tjerët askush. I gjithë fshati vetëm 30 lopë! Po, vetëm lopët e Qamilit e më herët kishim çdokush nga 5 apo 6 e deri në 10″, tha një banor tjetër i fshatit Koliçan të Epërm.

Qamil Jakupi thotë se ka punuar rreth 37 vite në mërgim por tani është kthyer në fshatin e tij të lindjes dhe merret me blegtori. Ai kërkon nga institucionet më shumë mbështetje për fermerët, në mënyrë që të mund të jetojnë dhe të punojnë në vendin e tyre.

“Jetoj këtu. Me çfarë merresh? Kam rreth 30 krerë lopë, me të cilën mbaj familjen por punoj edhe tokën. Ke qenë në mërgim? Po kam qenë rreth 37 vite pastaj u ktheva këtu dhe e vendosa që të punoj këtu por nuk e kemi shtetin që na përmbajë. Sikur shteti të na përmbante dhe çdo parti që hyn në pushtet duhet të mendojë edhe për popullin e jo vetëm për karriget e tyre”, theksoi banori i fshatit Koliçan të Epërm.

Edhe pse fshati Koliçan i Epërm ka filluar të marrë sërish gjallëri, mungesa e infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe mbështetjes për bujqësinë e blegtorinë vazhdon t’ua vështirësojë jetën banorëve. Fshati ndodhet rreth 18 kilometra larg Shkupit dhe sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka rreth 250 banorë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë, turma njerëzish nxitojnë të largohen
Next Article Bajrami: Ndryshimet në Kodin Penal janë thelbësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?