By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisionet parlamentare, një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisionet parlamentare, një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja
Shqipëri

Komisionet parlamentare, një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja

admin
Last updated: 07/10/2025 11:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, nisi sot me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, i cili u vra një ditë më parë.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja e cilësoi vrasjen e gjyqtarit si akt barbar dhe që autorët e ngjarjes duhet të marrin ndëshkim shembullor.

Manja tha se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë.

“Nisur nga ngjarja e djeshme ku dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, në krye të detyrës, biem dakord se ky është një akt i rëndë kriminal një akt barabar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve të ngjarjes”, tha Manja.

“Vrasja e gjyqtarit në krye të detyrës, në një ambient ku presupozohet se është vendi më i sigurt për të ushtruar detyrën, është dhe një kambanë alarmi që ka të bëjë me sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Në emër të dy komisioneve shumë prej nesh e kanë njohur Astrit Kalanë, ndaj ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Manja.

Një minutë heshtje u mbajt edhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Minuta e heshtjes u propozua nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai tha se Kuvendi nuk mund të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë ndërsa është vrarë një prej gjykatësve më me integritet të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit sapo dha vendimin. Autori i ngjarjes, i cili ishte palë e tretë në proces, u arrestua, ndërsa në pranga, policia ka vënë edhe dy të tjerë, xhaxhain e autorit si dhe punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Parametrat më të lartë të cilësisë në ndërtimin e rrugës “Nënë Tereza” në Laknas
Next Article Spiropali takon Gonzato-n: Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?