By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni i shëndetësisë do të organizoj debat mbikëqyrës për ndotjen e ajrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni i shëndetësisë do të organizoj debat mbikëqyrës për ndotjen e ajrit
Maqedoni

Komisioni i shëndetësisë do të organizoj debat mbikëqyrës për ndotjen e ajrit

admin
Last updated: 27/02/2025 17:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

hkup, 27 shkurt – Komisioni parlamentar i shëndetësisë në seancën e sotme njëzëri vendosi të mbajë seancë mbikëqyrëse me temë: “Efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytete të tjera për shëndetin e personave dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit publik”. Deri të hënën më 3 mars deputetët deri te Komisioni që drejtohet nga Rashela Mizrahi, duhet t’i dërgojnë propozimet për pjesëmarrësit në seancën mbikëqyrëse.

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi theksoi se grupi i tij parlamentar do të mbështesë mbajtjen e seancës mbikëqyrëse, por gjithashtu tha se në Kuvend ka pasur seancë mbikëqyrëse për të njëjtën temë të rëndësishme për qytetarët.

“Duhej të diskutohej për atë iniciativë, por u bojkotua edhe nga shumica qeverisëse vetëm sepse iniciativa rrjedh nga opozita. Ne për të treguar se është e mundur të jemi ndryshe, do të marrim pjesë në diskutimin mbikëqyrës të iniciuar nga shumica qeveritare, për të njëjtën temë sepse mendojmë se duhet të diskutojmë të gjithë së bashku pa shumë politikë, sepse në fund të fundit thithim të njëjtin ajër si ne dhe fëmijët tanë”, tha Bytyqi.

Ai tha se ka qenë i befasuar nga fakti se forma është më e rëndësishme se përmbajtja.

Kryetarja e Komisionit të shëndetësisë Mizrahi i replikoi Bytyqit duke thënë se ajo të cilën mazhoranca disponon është vullneti për të vendosur rregull dhe disiplinë në sistem në përputhje me ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Nuk do të doja të hyja në procedurat e asaj që ka ndodhur me komisionin mbikëqyrës më parë, megjithatë theksoj se shumica ka për tendencë të ruajë rendin, domethënë respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit dhe në asnjë rast nuk do të pajtohemi për shkeljen e saj”, tha Mizrahi.

Duke pasur parasysh temën e seancës mbikëqyrëse, ajo theksoi se ka të bëjë me shëndetin e të gjithë qytetarëve.

“Me tendencë për të ruajtur dinjitetin e komisionit të shëndetësisë në tërësi, ndërsa jo ndaj asnjë partie politike, shumicë apo opozitë për të cilën nuk kam asnjë interes, aq më pak ky Komision, synimi i vetëm është të jemi apolitik dhe të kujdesemi për të gjithë popullatën në vend ose për gjendjen e tyre shëndetësore, gjegjësisht masat të cilat do të arrijnë një nomenklaturë më të mirë shëndetësore”, tha Mizrahi.

Mbajtja e seancës mbikëqyrëse mori mbështetje edhe nga deputetët e Frontit Evropian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo do të jetë seanca e dytë mbikëqyrëse për ndotjen e ajrit. Të martën, më 25 shkurtë u mbajt seancë mbikëqyrëse e organizuar nga E Majta dhe nga LSDM-ja në Komisionin anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve e cila nuk u mbështet nga shumica qeveritare.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasadorët e disa vendeve për vizitë në Dibër me iniciativë të ambasadorit shqiptar Meidani
Next Article Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?