By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadorët e disa vendeve për vizitë në Dibër me iniciativë të ambasadorit shqiptar Meidani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadorët e disa vendeve për vizitë në Dibër me iniciativë të ambasadorit shqiptar Meidani
Maqedoni

Ambasadorët e disa vendeve për vizitë në Dibër me iniciativë të ambasadorit shqiptar Meidani

admin
Last updated: 27/02/2025 17:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 27 shkurt – Me iniciativë të ambasadorit shqiptar në vendin tonë, Denoin Meidani, për vizitë joformale në komunën e Dibrës qëndruan ambasadorët e Spnajës, Rafael Sorijano Ortiz, Çekisë, Jaroslav Ludva, Italisë, Paolo Palminteri dhe ai i Hungarisë, Andrash Klain.

“Qëllimi im ishte që ata të njihen me Dibrën dhe të shqyrtojnë mundësitë se ku mund të ndihmojnë. Një falënderim i madh kryetarit Hekuran Duka për takimin e përzemërt”, tha shkurt Meidani.

Duka shprehu mirënjohje për vizitën, i cili, siç tha, i njoftoi të ftuarit me karakteristikat kryesore të komunës, bashkëjetesën e banorëve nga disa kombësi, ndërsa diskutuan dhe rreth mundësive për investim.

“Është nder që diplomatë të një niveli kaq të lartë treguan interesim për qytetin tonë dhe e vizituan sot, që deri tani nuk ka ndodhur dhe e gjitha kjo falë iniciativës së ambasadorit Meidani. Biseduam për zhvillimin ekonomik, me ç’rast thash se shohim perspektiva të reja me funksionimin e plotë të autostradës ‘Rruga e Arbrit’. Do të vazhdojmë të promovojmë Dibrën përmes bashkëpunimit me miqtë tanë në BE dhe SHBA”, tha Duka.

Ambasadori spanjoll Ortiz deklaroi se sot ka mësuar shumë gjëra për Dibrën, veçanërisht për marrëdhëniet e mira ndëretnike.

Ambasadori hungarez Klain tha se kryetari i komunës Duka e njohu me projektet e marra nëpërmjet Qeverisë nga kredia hungareze dhe theksoi se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë.

Ambasadorët, të cilët ishin të shoqëruar dhe nga Musa Xhaferi, në kuadër të vizitës në Dibër, kanë vizituar edhe muzeun etnologjik në qytet.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN akoma pa marrëveshje për ndarjen e komunave!
Next Article Komisioni i shëndetësisë do të organizoj debat mbikëqyrës për ndotjen e ajrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?