By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për financim e përfundoi debatin për amendamentet për ribalancin e Buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni për financim e përfundoi debatin për amendamentet për ribalancin e Buxhetit
Maqedoni

Komisioni për financim e përfundoi debatin për amendamentet për ribalancin e Buxhetit

admin
Last updated: 14/07/2025 14:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e përfundoi debatin për amendamentet për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025 dhe e dërgoi në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. Gjatë debatit të sotëm u vendos për amendamentet për komisionet, me çka ishte pranuar një, për mjete shtesë për Universitetin “Goce Dellçev” Shtip.

Në propozim të deputetit të VMRO-DPMNE Bojan Stojanovski shumica pranoi që të sigurohen pesë milionë denarë për funksionimin e Universitetit “Goce Dellçev” Shtip, ku, siç sqaroi Stojanovski, në rrethin e spitalit duhet të fillojë të ndërtohen fakultet i ri i mjekësisë dhe konvikti i studentëve me 200 shtretër, ndërsa në drejtim të përgatitjes së realizimit të projektit për Spitalin Klinik në Shtip.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski bëri të ditur se amendamenti pranohet për shkak të, siç tha, rrethanave të jashtëzakonshme të cilat i përmendi deputeti. Reaguan një pjesë e deputetëve nga Fronti Evropian me akuzë, siç tha Rina Ajdari, për diskriminim sepse nuk ishin pranuar amendamentet me të cilat kërkonin mjete për Universitetin “Nëna Terezë”. Në replikë Stojanovski i hodhi poshtë akuzat e saja duke dhënë të dhëna për 139 milionë denarë shtesë të siguruara për atë universitet.

Nuk ishin pranuar amendamentet e komisionit nga deputetët e LSDM-së për sigurimin një miliard dhe 200 milionë denarë për mbështetje financiare të të lënduarve dhe familjeve të të vdekurve në zjarrin në Koçan dhe për pajisje mjekësore për Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, si dhe për 500 milionë denarë për shërbimet zjarrfikëse, për paga, përmirësim të mekanizmit, furnizim të pajisjes mbrojtëse. LSDM i paralajmëroi javën e kaluar kur nënvizoi 142 amendamente për rebalancin për të cilin gjithsej ishin parashtruar 200.

“Në mars na ndodhi tragjedia më e madhe, Qeveria nuk investoi mjaftueshëm, do të thoja shumë pak, në përballimin e pasojave të kësaj tragjedie. Shumica e donacioneve që u dhanë ishin nga qytetarë dhe kompani me përgjegjësi shoqërore përmes Kryqit të Kuq dhe “Mbështet Koçanin”. Çdo ditë jemi dëshmitarë të kërkesës për ndihmë dhe mbështetje për të lënduarit në tragjedi dhe besojmë se kjo do të ndihmojë në përballimin e pasojave”, tha deputetja e LSDM-së Jovanka Trençevska.

Jankullovski, e hodhi poshtë amendamentin, duke theksuar se vazhdimisht po ndërmerren aktivitete pas zjarrit në Koçan dhe se për momentin po punohet në zgjidhje sistematike me të cilën do të përfshihet edhe ndihmë financiare dhe gjithçka që është e nevojshme.

“Që nga momenti i parë i natës fatale kur ndodhi ngjarja, qeveria ndërmori dhe po ndërmerr veprime për të sanuar pasojat që dolën nga ajo natë dhe të cilat i kemi deri më sot. Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me familjet e të vdekurve dhe të të lënduarve. Aktivitetet tashmë po kryhen në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan përmes Ministrisë së Shëndetësisë, materiali i nevojshëm mjekësor po sigurohet vazhdimisht përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa pacientëve po u ofrohet edhe kujdes psikologjik përmes MPB-së së bashku me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Po punojmë për një zgjidhje sistemike. Nëse duam t’i ndihmojmë vërtet të gjithë ata që kanë humbur fëmijë dhe fëmijët e të cilëve janë lënduar dhe në përgjithësi ta lehtësojmë situatën, nevojitet një qasje serioze sistemike në të cilën planifikojmë të përfshijmë më shumë departemante, si dhe Ministrinë e Demografisë dhe Rinisë, ku do të ofrohet ndihmë financiare dhe gjithçka e nevojshme për të përmirësuar gjërat në komunën e Koçanit”, deklaroi Janakullovski.

Debati për ribalancin filloi më 2 korrik me debat të përgjithshëm i cili zgjati tri ditë, pas çka filloi debati për amendamentet. Përveç LSDM-së amendamente tërhoqi edhe VLEN-i.

Në vijim të debatit javën e kaluar mbështetje mori edhe një amendament nga deputetët e pushtetit, i cili kishte të bënte me sigurimin e mjeteve në vlerë prej 50 milionë denarë për pagesë të kompensimit të të drejtës së shtesës së veçantë të cilat i shfrytëzojnë personat me nevoja të veçanta deri 26 vjet dhe persona mbi 26 vjet, gjegjësisht për personat për të drejtën e nevojave të veçanta. Një pjesë e amendamenteve të parashtruara tërhoqi edhe koalicioni “VLEN”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me ribalancin e buxhetit rialokohen mjetet midis shfrytëzuesve të buxhetit, siguron mjete shtesë për pagesën e pagave, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është parashikuar rritje prej 10 për qind e pagave të punonjësve, dhe janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura dhe afërsisht 300 milionë denarë shtesë për shpenzimet kapitale. Të ardhurat totale me ribalancin janë parashikuar në nivel prej 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në shumë prej 403,7 miliardë denarë, një për qind (afërsisht 3,5 miliardë denarë) më shumë se parashikimet fillestare në planin për këtë vit. Projeksioni i PBB-së mbetet 3,7 për qind, dhe inflacioni është parashikuar në nivel prej 2,8 për qind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBB-së, pra 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind e PBB-së. Shpenzimet kapitale, nga ana tjetër, në një shumë prej 47,5 miliardë denarë. Sipas parashikimeve të Qeverisë, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 do të arrijë në 53,3 për qind të PBB-së, ndërsa borxhi publik pritet të jetë në nivelin 62,1 për qind. f

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpërthim në Iran, shtatë të lënduar
Next Article Rritje enorme e konsumit të ujit në Shkup, janë të mundshme kufizime dhe presion i reduktuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?