By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe
Bota

Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe

admin
Last updated: 31/03/2025 17:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës.

Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.

Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.).

Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.

Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe persona që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.

Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajtim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.

Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmetuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare.

Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen.

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ASH: Fyerjet dhe sulmi në Kumanovë, skenar për destabilizim dhe defokusim nga përgjegjësia e Qeverisë për Koçanin
Next Article Në prill duhet të ketë rritje pagash të policisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?