By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Fushë Kosovës përkujton 168 martirët e masakrës me aktivitete përkujtimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Fushë Kosovës përkujton 168 martirët e masakrës me aktivitete përkujtimore
Maqedoni

Komuna e Fushë Kosovës përkujton 168 martirët e masakrës me aktivitete përkujtimore

admin
Last updated: 28/03/2025 09:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore, Komuna e Fushë Kosovës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shënuan përvjetorin e Masakrës së Fushë Kosovës, ku 168 martirë humbën jetën në një nga ngjarjet më tragjike të historisë së fundit të Kosovës.

Në rrugën kryesore “Nëna Terezë”, u mbajt një defile përkujtimor, ku familjarët e viktimave, të shoqëruar nga flakadanë, marshuan drejt Stacionit Hekurudhor. Ky vend bart një simbolikë të dhimbshme, pasi nga aty, mijëra shqiptarë u depërtuan me dhunë drejt Bllacës në Maqedoni gjatë luftës së vitit 1999.

Aktivitetet përkujtimore vazhduan me Akademinë Përkujtimore, ku fjalë rasti mbajtën Nënkryetari i Komunës, Besnik Osmani, dhe Andin Hoti, Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe në emër të familjarëve të pranishmëve ju drejtua Agron Muharremi.

Të pranishmit kujtuan sakrificën e viktimave dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së memories historike për brezat e ardhshëm.

“Programi i akademisë u pasurua me pika artistike të përzgjedhura nga aktori i Teatrit të Kosovës Ismet Azemi si dhe pjesa e Baletit e përgatitur nga mësuesja Genta Hoxha, duke reflektuar përmes artit dhe kulturës dhimbjen dhe qëndresën e popullit shqiptar. Në përfundim të aktivitetit, përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe qytetarë kryen homazhe tek varrezat e martirëve, duke vendosur kurora dhe lule të freskëta në nderim të jetëve të pafajshme të humbura”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Fushë Kosovës.

Këto aktivitete përkujtuese shërbejnë si një kujtesë e përhershme për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një thirrje për drejtësi ndaj krimeve të kryera gjatë luftës.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vazhdon ironia në rrjetet sociale, pasi i shprehu dashurinë Rama ka një kërkesë “të veçantë” për Bashën
Next Article Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?