By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Kumanovës shpall konkurs për transportuesit, përcaktohen 18 linja për periudhën 2027-2031
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Kumanovës shpall konkurs për transportuesit, përcaktohen 18 linja për periudhën 2027-2031
Maqedoni

Komuna e Kumanovës shpall konkurs për transportuesit, përcaktohen 18 linja për periudhën 2027-2031

admin
Last updated: 28/11/2026 12:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e transportuesve dhe miratimin e linjave dhe orareve të udhëtimit për transportin publik komunal të udhëtarëve, për periudhën nga viti 2027 deri në vitin 2031.

Konkursi përfshin 18 linja në territorin e komunës, si dhe dy paketa me nga dy linja. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 3 dhjetori i këtij viti, deri në orën 12:00.

Me këtë konkurs parashikohet organizimi i transportit nga disa vendbanime drejt Kumanovës, ndër të cilat janë Proevca, Konjare e Poshtme dhe Epërme, Dobrosanë, Karposh, Reçicë, Llopat, Çerkez, Bellanovcë, Umin Doll, Novo Sellë, Llukar, Orashaci, Skakofcë, Novosellani, Tabanoc, Sopot, Çetircë, Pçinja, Vaksincë, Studena Bara dhe Kosturniku, si dhe vendbanime të tjera.

Disa linja janë grupuar në dy paketa. Paketa e parë përfshin linjat Romanovcë–Kumanovë dhe Bajram Shabani–Bedinjë, ndërsa e dyta linjat Bedinjë–Tromegjë dhe Kumanovë–Shuplli Kamen.

Transportuesit e interesuar duhet të kenë licencë të vlefshme për transport komunal të udhëtarëve, numër të mjaftueshëm autobusësh dhe furgonësh që plotësojnë standardet ekologjike të përcaktuara me ligj. Gjithashtu, kërkohen automjete të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, numër i mjaftueshëm i shoferëve, hapësirë parkimi dhe automjete në gjendje të rregullt teknike.

Përzgjedhja do të bëhet në bazë të dy kritereve: standardit ekologjik të automjeteve dhe numrit të nisjeve. Transportuesit duhet të propozojnë orare që përfshijnë të gjitha stacionet e autobusëve të parapara me vendimin komunal.

Për linjat Dobrosanë–Zelen Rid–Zona Industriale, Livadë–Karposh–Stacioni Hekurudhor dhe Bedinjë–Tromegjë kërkohen të paktën 15 nisje.

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Komisionit për zbatimin e procedurës së përzgjedhjes së transportuesve, në arkivin e Komunës së Kumanovës.

Ndërkohë, vendimi i ri për rregullimin e transportit publik komunal do të fillojë të zbatohet më 1 janar 2027 dhe do të jetë i vlefshëm për pesë vjet.

“Disa linja bashkohen dhe për këtë arsye zvogëlohet numri i tyre, por e gjithë komuna do të mbulohet me transport”, deklaroi më herët udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Komunale, Lidija Lang Spasovska.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski: Po përgatitet sistem elektronik për pikëpagesat rrugore, bazuar në kilometrat e përshkuara
Next Article 45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungareze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?