By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konferencë trepalëshe në Shkup për përfshirjen e personave me aftësi të posaçme, bashkëpunim rajonal dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konferencë trepalëshe në Shkup për përfshirjen e personave me aftësi të posaçme, bashkëpunim rajonal dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni

Konferencë trepalëshe në Shkup për përfshirjen e personave me aftësi të posaçme, bashkëpunim rajonal dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 04/02/2026 09:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Konferencë trepalëshe kushtuar avancimit të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm do të mbahet sot në Shkup. Organizatorë janë Instituti i Shoqatës për zhvillim të komunitetit, në partneritet me Fondacionin “Preda plus” dhe ADRF (Albanian disability rights foundation) dhe mbështetjen e organizatave partnere, në kuadër të iniciativës rajonale “Empoëered“, njoftojnë organizatorët.

“Bartës i projektit është ASB South East Europe. Projekti financohet nga Ministria federale për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë (BMZ). Kjo konferencë tubon përfaqësues të ministrive përkatëse, organizatave të personave me aftësi të kufizuara, ekspertëve dhe sektorit privat nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Kosova”, sqarojnë organizatorët.

Siç theksohet, qëllimi është të promovohet pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në hartimin e politikave dhe reformave institucionale, inkurajimi në harmonizimin e legjislacionit me Konventën e KB-së për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rrjetet për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira, identifikimin e hapave konkretë dhe zgjidhje inovative për një treg pune gjithëpërfshirës si dhe avancim i mekanizmave mbështetës për përfshirje në aspekt afatgjatë.

“Konferenca paraqet një platformë për shkëmbimin e përvojave, prezantimin e praktikave të mira dhe forcimin e partneriteteve midis organizatave dhe institucioneve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, me qëllim inkurajimin e dialogut rajonal dhe veprimit të përbashkët drejt politikave dhe praktikave më gjithëpërfshirëse”, theksojnë organizatorët.

Në kuadër të konferencës, është paraparë që pjesëmarrësit të diskutojnë në dy panele. I pari është mbi bashkëpunimin rajonal, inovacionin dhe avokimin për ndryshime sistemike në fushën e përfshirjes. I dyti është mbi politikat e punësimit dhe mbështetjen për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu fjalim të zëvendësministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, si dhe Kevin Maas, Shef i Departamentit të shtypit dhe kulturës së Ambasadës gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski do të flasë në nënshkrimin e marrëveshjes për mbështetje të ndërmarrjeve për punë të gjelbër
Next Article Më ftohtë në Berovë, Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?