By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konfirmohet Murtaja Afrikane e Derrave në një fermë në Serbi, ndalohet transporti i derrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Konfirmohet Murtaja Afrikane e Derrave në një fermë në Serbi, ndalohet transporti i derrave
Bota

Konfirmohet Murtaja Afrikane e Derrave në një fermë në Serbi, ndalohet transporti i derrave

admin
Last updated: 28/11/2026 12:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 18 nëntor, Argument – Murtaja Afrikane e Derrave është konfirmuar në një fermë në Serbi, për çka është ndaluar transporti i derrave dhe janë ashpërsuar masat e kontrollit dhe dezinfektimit, njoftuan të martën autoritetet lokale.

Rasti është konfirmuar në fshatin Brnjica, në territorin e komunës Kniq, pranë Kragujevcit, ndërsa një territor në rreze prej tri kilometrash nga Brnjica, që përfshin edhe fshatrat Dubrava, Sumorovac dhe Rashkoviq, është shpallur zonën e infektuar.

Në një rreze prej 10 kilometrash është shpallur zonë e rrezikuar, e cila përfshin 19 fshatra në territorin e komunës Kniq, përfshirë Kikojevcin, Zabojnicën, Vuçkovicën, Gruzhën, Kniqin dhe Toponicën, si dhe dhjetë fshatra në territorin e qytetit të Kragujevcit.

Për të parandaluar përhapjen e infeksionit, blegtorëve u është rekomanduar që para objekteve ku mbajnë bagëti të trasha dhe të imëta të vendosin barriera dezinfektuese, si dhe të raportojnë menjëherë te shërbimet përkatëse çdo dyshim për sëmundje te kafshët.

Transporti i derrave në këtë zonë është ndaluar, ndërsa therja lejohet vetëm për nevoja familjare, me rekomandimin që, në bashkëpunim me veterinerin përkatës, mostrat të dërgohen për analiza laboratorike.

Komuna e Kniqit u ka bërë thirrje të veçantë familjeve që planifikojnë përgatitjen e mishit të derrit për festat e ardhshme familjare dhe fetare që t’i dorëzojnë sa më parë mostrat për analiza, duke theksuar se rezultatet nga instituti përkatës mbërrijnë brenda një ose dy ditësh.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nesër ndërprerje të energjisë elektrike në Tetovë dhe disa fshatra të Pollogut, ja oraret dhe lokacionet
Next Article Nuk është më çështja se çfarë biznesi do të hapni, por nëse do të gjeni punëtorë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?