By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit
Shqipëri

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit

admin
Last updated: 14/07/2025 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni i IKMT-së në Vlorë, ku në terren ndodhej edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.

Rama bëri të ditur se të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërsa paralajmëroi ndjekje penale ndaj punonjësve të bashkive që lejojnë ndërtimet pa leje.

“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat, sipas rastit dhe nevojës, do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike. Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme”, deklaroi kryeministri.

Rama njoftoi gjithashtu se së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, e cila parashikon masa më të rrepta dhe përgjegjësi administrative e penale për “symbyllurit” , inspektorë, shefa bashkie, punonjës e shefa policie që abuzojnë me detyrën dhe taksat e shqiptarëve.

“Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacenueshme më nga askush”, theksoi Rama.

Nga Vlora, ku IKMT po zhvillon kontrolle intensive, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici bëri me dije se aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në vazhdën e kontrolleve, ky objekt do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ato subjekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik dhe pronën e përbashkët”, deklaroi drejtoresha e IKMT-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Berisha: Shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit, i paprecedent
Next Article Tarran: Udhërrëfyesi i Kushtetueses, kodifikimi i parë zyrtar i jurisprudencës kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?