By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konkursi për punësim në shëndetësi pas zgjedhjeve, deri atëherë vazhdohen kontratat në vepër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konkursi për punësim në shëndetësi pas zgjedhjeve, deri atëherë vazhdohen kontratat në vepër
Maqedoni

Konkursi për punësim në shëndetësi pas zgjedhjeve, deri atëherë vazhdohen kontratat në vepër

admin
Last updated: 15/02/2024 15:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Është finalizuar dje, të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë në sektorin e shëndetësisë, kemi marrë leje nga Ministria e Financave, do të vazhdojnë me kontratë në vepër. Pas zgjedhjeve, janë siguruar mjete nga Ministria e Financave, do të fillohet me hapjen e konkurseve, që të mos shkelen rregullat ligjore dhe të njëjtët do të punësohen. Për këtë sot pasdite informoi ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. 

“Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata, të cilët me vite të tëra kontribuojnë në sistemin shëndetësor pa sigurim pensional”, theksoi Demiri. 

Ai u pyet si e sheh procedurën për 1.117 punësimet në shëndetësi. 

“Nëse dikush mund të mburret për një arritje, kjo qeveri mund të lavdërohet, duke ofruar mbështetjen e duhur dhe financiare për punësimin e rreth 1.000 punonjësve shëndetësorë, të cilët në një farë mënyre, në periudhën e kaluar, ishin të pafavorizuar nga kontratat në vepër. Ka rregulla dhe rregullore në vend. Konkretisht është shpallur konkurs në spitalin e Tetovës, por ai konkurs është në pritje, tani jemi në kohë parazgjedhore dhe nuk do të shkelim rregullat ligjore të vendosura nga shteti. Është finalizuar dje, të gjithë punëtorët shëndetësorë që punojnë në sektorin e shëndetësisë, kemi marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, do të vazhdojnë me kontratë në vepër. Pas zgjedhjeve janë siguruar mjete nga Ministria e Financave, do të fillojë hapja e konkurseve për të mos shkelur rregullat ligjore dhe të njëjtët do të punësohen”, nënvizoi Demiri.

Според Демири, не би требало да се вратат во градинка, децата кои се невакцинирани.

Siç informoi ai, kontratat janë vazhduar në nivel shtetëror, konkurset stopohen. Pas zgjedhjeve, siç theksoi ai, do të hapen konkurse dhe do të veprohet me dispozita ligjore. 

“Nuk e di sa do të kemi kohë dhe çka do të bëj, por, në diçka ju siguroj, se Ministria e Shëndetësisë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë dhe rregullat ligjore do të respektohen maksimalisht. Pas zgjedhjeve, ai që do ta udhëheqë Ministrinë, ai do të krijojë politikë për zhvillim”, shtoi Demiri. 

Ai tha se është dita e tretë që kur e kryen funksionin ministër i shëndetësisë dhe “të gjitha projektet që bazohen në fakte dhe studime dhe që duhet të vazhdohen, të gjitha projektet do të vazhdohen”. Ai është edhe qëllimi i pranimit të këtij posti, deklaroi ai, që të mos ketë ndërprerje dhe të ketë vazhdimësi në sistemin shëndetësor. 

Demiri ishte pyetur se pse nuk e ka nënshkruar aneksin e marrëveshjes kolektive. 

“Do të më duhet t’ju përgjigjem ashtu siç është. Jam takuar me përfaqësuesit e sindikatës, ka pasur një promovim për rritje të pagave, por nuk ka pasur procedurë për mbështetje financiare dhe sigurimin e mjeteve nga buxheti, ka qenë më shumë si premtim dhe nuk është përmbushur kriteri. Ne mbetemi të detyruar, qoftë unë apo ministri i ardhshëm, ajo kontratë duhet të kalojë në procedurë, Ministria e Financave të sigurojë ndërtimin financiar dhe të nënshkruhet pas zgjedhjeve. Punëtorët e shëndetësisë, sindikata është njoftuar se nuk është kryer procedura për sigurimin e mjeteve”, sqaroi Demiri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në lidhje me konkursin për punësim në spitalin e Gostivarit, Demiri tha se ka pasur reagime, por, ai, siç theksoi, e respekton prezumimin e pafajësisë. 

“Unë tashmë përcaktova komision që të shkojë në spitalin e Gostivarit të kontrollohet dhe nëse ka parregullsi, do të veprohet sipas rregullave ligjore. Askush në shtet nuk është mbi ligjin, ai është qëndrimi im”, tha Demiri.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjykata kushtetuese: Të punësuarit në MF nuk do të marrin 30 për qind rroga më të larta dhe nuk do të marrin rroga 30 për qind më të larta dhe nuk do t’i kthejnë paratë që i kanë marrë më parë
Next Article Kovaçevski: Do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?