By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski: Do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski: Do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale
Maqedoni

Kovaçevski: Do të shkojmë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale

admin
Last updated: 15/02/2024 15:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistë për MIA-n, i pyetur se kur do të dihet kandidati presidencial i partisë, thotë se kandidati i tyre do të ndajë vlera evropiane dhe nuk do t’i ndajë qytetarët në asnjë bazë, duke shtuar se presidenti aktual, Stevo Pendarovski gjatë pesë viteve të kaluara e ka kryer funksionin në mënyrë të shkëlqyeshme.

“Për momentin nuk do të doja të përmendi asnjë kandidat, duke pasur parasysh atë se kjo nuk është as statutare, nuk është as etike nga ana ime. Megjithatë, vetëm do të theksoj se, meqenëse më së shumti pyetje sillen rreth asaj nëse presidenti Pendarovski do të shkojë për mandat të dytë,  unë konsideroj se ai shkëlqyeshëm e ka kryer funksionin e vet gjatë pesë viteve të shkuara, i ka përfaqësuar mu vlerat të cilat unë i përmenda. Ndërkaq të citat i ndan edhe partia jonë, vlerat të cilat i ndan edhe koalicioni ynë, përkatësisht partnerët e koalicionit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë”, deklaroi Kovaçevski për MIA-n në përgjigje të pyetjes sa kandidatë kanë hyrë në rrethin më të ngushtë dhe kur do të kumtohet emri i tij.

Kovaçevski shtoi se është e qartë se çfarë do të jetë profili i presidentit që do ta propozojnë, përkatësisht, do të ndajë vlera evropiane, do të angazhohet për rrumbullakësim të procesit të integrimeve evropiane të shtetit deri në vitin 2030 i cili nuk do t’i ndajë qytetarët në asnjë bazë, jo vetëm etnike, por edhe për nga çfarëdo përkatësie të cilit do qytetar të shtetit tonë.

“Konsideroj se Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë është partia e vetme e cila mund të japë një kandidat të tillë dhe u konfirmua në të kaluarën se kandidatët të cilët ishin propozuar nga LSDM-ja, dhe të cilët janë bërë presidentë të shtetit, kanë përfaqësuar mu vlera të tilla. Ne jemi koalicion i cili ka numër më të madh të partive politike në të dhe konsideroj se gjithashtu në atë mënyrë do të vazhdohet edhe politika e marrëdhënieve të mira fqinjësore, politika e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndëretnike në shtet dhe gjithsesi politika e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me partnerët strategjik me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian”, shtoi Kovaçevski.

Thotë se mes kandidatëve janë edhe ish-kryetarë të partisë, ish-kryetarë të shtetit, ish-sekretarë të partisë dhe anëtarë të shquar të komunitetit, si për shembull ish-gjykatës të shquar…

Kovaçevski theksoi se do të shkojnë me kandidat të vet për president, i cili, siç tha, do të mbështetet nga një numër i madh i partnerëve të tyre të koalicionit.

Intervista në tërësi, së bashku me video materialin do të publikohet të shtunën. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konkursi për punësim në shëndetësi pas zgjedhjeve, deri atëherë vazhdohen kontratat në vepër
Next Article Mark Zuckerberg provoi Apple Vision Pro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?