By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosta dërgon mesazh për Ballkanin Perëndimor: Anëtarësimi në BE është i arritshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosta dërgon mesazh për Ballkanin Perëndimor: Anëtarësimi në BE është i arritshëm
MaqedoniTOP LAJM

Kosta dërgon mesazh për Ballkanin Perëndimor: Anëtarësimi në BE është i arritshëm

admin
Last updated: 28/11/2026 14:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 25 nëntor, Argument – Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar sonte në Bruksel se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një mundësi reale dhe e arritshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas samitit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Costa vlerësoi përparimin e arritur në procesin e integrimit evropian, duke veçuar fillimin e hartimit të marrëveshjes së anëtarësimit për Malin e Zi dhe mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.

“Mesazhi im për të gjithë partnerët ishte i qartë: ruani ritmin dhe zbatoni reformat që do t’ju çojnë drejt Bashkimit Evropian. Zgjerimi është një mundësi reale dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar”, deklaroi Costa.

Ai theksoi se këtë vit BE-ja ka nisur hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit për Malin e Zi, një hap që Bashkimi Evropian nuk e kishte ndërmarrë prej më shumë se dhjetë vitesh. Sipas tij, edhe vendet e tjera të rajonit mund të përparojnë drejt anëtarësimit, nëse ekziston vullneti politik për realizimin e reformave.

Costa nënvizoi se përveç reformave, bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kushte kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai shprehu pritshmëri që vendet e rajonit të arrijnë përparim të mëtejshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke kujtuar se edhe vetë Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi themelet e pajtimit dhe paqes, ndërsa procesi i zgjerimit ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e këtyre synimeve.

Në samitin e dytë të këtij viti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrësit diskutuan për rezultatet e arritura që nga takimi i mëparshëm në Tivat, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të integrimit gradual të rajonit në Bashkimin Evropian.

Sipas Costës, qytetarët e Ballkanit Perëndimor tashmë po i ndiejnë përfitimet e këtij procesi, ndërsa rrethanat e ndërlikuara gjeopolitike e bëjnë edhe më të domosdoshëm forcimin e lidhjeve mes rajonit dhe BE-së.

“Partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor mund të llogarisin në Bashkimin Evropian. Ne jemi partneri juaj më i besueshëm dhe të tillë do të mbetemi”, përfundoi Costa.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalimi i kryeredaktorit të “Informer”, mbështetësit e SNS-së protestë para komisariatit në Beograd
Next Article Mickoski nga Brukseli kërkon planin për pakicat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?