By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kostadinov: Marrëveshja e Ohrit është obligim për të rinjtë, paqja nuk duhet parë si diçka e përkohshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kostadinov: Marrëveshja e Ohrit është obligim për të rinjtë, paqja nuk duhet parë si diçka e përkohshme
Maqedoni

Kostadinov: Marrëveshja e Ohrit është obligim për të rinjtë, paqja nuk duhet parë si diçka e përkohshme

admin
Last updated: 12/08/2026 13:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, 12 gushtin, ish-kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka vënë në fokus rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe rolin e gjeneratave të reja në ruajtjen e paqes dhe dialogut.

Duke folur si panelist në aktivitetet për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Kostadinov tha se përkujtimi i marrëveshjes nuk duhet të jetë vetëm çështje krenarie, por edhe një obligim për të rinjtë dhe gjeneratat e ardhshme.

“Është mirë që më 12 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të flasim edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është vetëm krenari të flasim për një dokument të tillë, por për të rinjtë është edhe obligim – një përkujtim se çfarë nuk duhet të harrojmë të bëjmë”, tha Kostadinov.

Ai theksoi se problemet dhe dallimet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debatit, e jo përmes konfliktit.

“Shumë më lehtë është t’i zgjidhim punët me dialog dhe debat, sesa të shihemi në poligon”, u shpreh ai.

Kostadinov tha se pret që gjeneratat e reja të politikanëve ta shohin paqen jo si një rezultat të përkohshëm të një marrëveshjeje, por si një të drejtë themelore.

“Shpresoj që gjenerata e politikanëve të rinj qetësinë të mos e shohë nën ndonjë kornizë, por si të drejtë themelore të njeriut”, deklaroi Kostadinov.

Kostadin Kostadinov ka qenë kryetar i Komunës së Strumicës dhe është përmendur edhe si një nga kryetarët më të rinj të komunave në Evropë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Opozita do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie
Next Article Viktorija Trajkov: Marrëveshja e Ohrit është e lidhur ngushtë me integrimin evropian të vendit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?