By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçki: Nga 1 shtatori VMRO‑DPMNE i hap dyert për anëtarë të rinj dhe fut azhurnim digjital
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçki: Nga 1 shtatori VMRO‑DPMNE i hap dyert për anëtarë të rinj dhe fut azhurnim digjital
Maqedoni

Kovaçki: Nga 1 shtatori VMRO‑DPMNE i hap dyert për anëtarë të rinj dhe fut azhurnim digjital

admin
Last updated: 31/08/2026 12:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – VMRO‑DPMNE nga 1 shtatori fillon një fushatë tre‑mujore për azhurnimin e anëtarësimit ekzistues dhe regjistrimin e anëtarëve të rinj nën moton “Së bashku për të ardhmen – Bashkohu!”, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm dhe deputet i partisë, Dragan Kovacki.

Fushata do të zgjasë deri më 30 nëntor, dhe qëllimi është ndërtimi i një strukture politike më moderne dhe më të organizuar.

Në kuadër të procesit, për herë të parë futet edhe mundësia për anëtarësim tërësisht digjital përmes një aplikacioni të ri në web dhe celular.

“Komisioni ynë partiak për IT ka përgatitur një aplikacion web i cili tashmë është vënë në funksion në komitetet komunale, ndërsa versioni mobil është dorëzuar te Google dhe te Apple dhe pas miratimit të tij do të jetë i qasshëm edhe në telefonat mobilë, për çka publikun do ta njoftojmë shtesë. Kjo do të thotë se aplikimi, verifikimi, pranimi i Statutit dhe konfirmimi i anëtarësimit do të mund të përfundojnë digjitalisht, nga telefoni, për vetëm disa minuta”, deklaroi Kovacki.

Ai sqaroi se procesi digjital është mundësi shtesë, por nuk do ta zëvendësojë mënyrën tradicionale të anëtarësimit.

“Secili që dëshiron personalisht ta azhurnojë anëtarësimin e vet ose të bëhet anëtar do të mund ta bëjë këtë në komitetet komunale. Nga 1 shtatori deri më 30 nëntor, çdo ditë prej orës 17:00 deri në 20:00, komitetet tona komunale do të jenë të hapura për anëtarët dhe për të gjithë qytetarët që duan të na bashkohen”, theksoi ai.

Kovacki i ftoi të gjithë anëtarët ekzistues të konfirmojnë të dhënat e tyre, ndërsa dyert janë të hapura edhe për të gjithë qytetarët që duan të bashkohen pa nevojë për rekomandime.

Nga partia theksojnë se të gjitha të dhënat personale do të përpunohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?
Next Article Njëri i akuzuar dënohet me 1 vit burgim, tjetri me 9 muaj për barrikadat në veri më 2022
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?