By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Njëri i akuzuar dënohet me 1 vit burgim, tjetri me 9 muaj për barrikadat në veri më 2022
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Njëri i akuzuar dënohet me 1 vit burgim, tjetri me 9 muaj për barrikadat në veri më 2022
Kosovë

Njëri i akuzuar dënohet me 1 vit burgim, tjetri me 9 muaj për barrikadat në veri më 2022

admin
Last updated: 31/08/2026 12:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac, të akuzuar lidhur me barrikadat më 2022 në Komunën e Zveçanit. Radosavljeviq u dënua me 9 muaj burgim, kurse Dobrac me 1 vit burgim, raporton Ekonomia Online.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësi i rastit, Rrahman Beqiri.

Për veprën penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues”, i akuzuari Radosavljeviq u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burgim.

Kurse, i akuzuari Dobrac u shpall fajtor për veprat penale “Bashkimi në veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Për veprën e parë, u dënua me 6 muaj burgim, kurse për të dytën u dënua me 6 muaj burgim. Ndaj tij, Gjykata shqiptoi dënim unik me 12 muaj burgim.

Dënimi ndaj dy të akuzuarve do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kërkesë pasurore-juridike, gjykatësi tha se nuk ka. Ndërkaq, u urdhëruan të akuzuarit që të paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale sipas llogaritjes përfundimtare të gjykatës dhe atë nga 200 euro për paushallin gjyqësor dhe nga 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kovaçki: Nga 1 shtatori VMRO‑DPMNE i hap dyert për anëtarë të rinj dhe fut azhurnim digjital
Next Article Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?