By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krasniqi takon shefen e zyrës së KiE-së për Kosovë: I kemi plotësuar kushtet për anëtarësim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Krasniqi takon shefen e zyrës së KiE-së për Kosovë: I kemi plotësuar kushtet për anëtarësim
Maqedoni

Krasniqi takon shefen e zyrës së KiE-së për Kosovë: I kemi plotësuar kushtet për anëtarësim

admin
Last updated: 10/05/2024 15:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të përballen me një përgjigje pozitive.

Sipas tij raporti i juristëve eminent dhe raportet të tjera relevante dëshmojnë se Kosova i ka plotësuar  gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim formal.

Këto komente ai i ka bërë në një postim në Facebook ku ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke pas për qëllim mbështetjen e nivelit lokal dhe rritjen e demokracisë lokale, përfaqësimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile si dhe qytetarëve në vendimmarrje si dhe përkrahjen e komunave për arritjen e 12 parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Evropës për qeverisje të mirë”, ka shkruar Krasniqi.

Kosova e ka kaluar me sukses votimet në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, e cila përbëhet nga deputetë të partive të ndryshme evropiane. Me shumicë të votave, deputetët e Asamblesë e kanë miratuar raportin e Dora Bakoyannisit, i cili rekomandon që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës. Në raportin e Bakoyannisit vlerësohet arritje e madhe zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, ndërkaq themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosovës i përshkruhet si një “angazhim pas anëtarësimit”.

E në mes të majit pritet të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave, si organ final që vendos për anëtarësime.

Por, Kosova nuk përmendet në një agjendë të diskutimeve që e ka paralajmëruar Këshilli i Evropës.

Këshilli ka publikuar të enjten një agjendë preliminare të takimit të Komitetit të ministrave, i cili pritet që të mbahet më 16-17 maj dhe në të cilin anëtarësimi i Kosovës nuk figuron në rend dite. Situata mund të ndërrojë derisa agjenda ta marrë formën përfundimtare, porse dërgimi i draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mbetet parakusht.

Komiteti i Ministrave është i përbërë nga ministrat e jashtëm të qeverive të shteteve anëtare. Nga 46 shtetet që e përbëjnë Këshillin e Evropës, Kosovës për anëtarësimin do t’i duhet mbështetja prej dy të tretave të tyre.

Kosova e pati dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022.

Demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligji janë tri vlerat kryesore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës. Shpresat e Kosovës për pranim u patën shtuar pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë.

Në kuadër të Këshillit vepron Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, së cilës mund t’i drejtohen qytetarët pasi t’i kenë shteruar mjetet juridike në nivel kombëtar.

Me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në mes…

Posted by Elbert Krasniqi on Friday, May 10, 2024

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada Franceze: Drafti i BE-së baza e vetme dhe më e mira, Kosova ta çojë në Kushtetuese që ta përkahim në KiE
Next Article Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?