By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi për të zhdukurit me dhunë: Serbia po kryen krim të përditshëm ndaj Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi për të zhdukurit me dhunë: Serbia po kryen krim të përditshëm ndaj Kosovës
Maqedoni

Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi për të zhdukurit me dhunë: Serbia po kryen krim të përditshëm ndaj Kosovës

admin
Last updated: 29/08/2025 11:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, raporton Ekonomia Online.

Krerët e shtetit kanë bërë thirrje që Serbia të zbardhë fatin e të pagjeturve dhe të ndalë, siç thanë ata, krimin e përditshëm që po kryen përmes mohimit dhe fshehjes së varrezave masive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kjo çështje mbetet një krim i vazhdueshëm i Serbisë, e cila, sipas saj, po i mban të dashurit e familjeve të Kosovës në varreza masive dhe nuk po respekton marrëveshjet e Brukselit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve sikurse edhe çdo vit jemi bashkë me familjet për ta ngritur zërin tonë për drejtësi, për ta ngritur zërin tonë për këtë krim të vazhdueshëm të Serbisë dhe e them që është krim i vazhdueshëm sepse përtej krimeve që janë kryer në vitin 1998-99 nga ana e Serbisë, zhdukja me dhunë e personave të dashur të shumë familjeve këtu në Kosovë është krim të cilin e kryen çdo ditë, duke i mbajtur ata në varreza masive, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel për ta zbardhur fatin e këtyre të zhdukurve me dhunë. Serbia çdo ditë kryen krim kundër njerëzimit dhe çdo ditë shkel konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, theksoi se zbardhja e fatit të të zhdukurve është obligim moral dhe ndërkombëtar i Serbisë, por edhe përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare.

“Ky është një obligim moral por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia sa më parë të tregojë vendodhjen e të gjithave masakrave dhe vendodhjen se ku gjenden të pagjeturit që familjet në vendin tonë mezi presin të kuptojnë fatin e tyre. Është çështje morale por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më shpejt, bëj thirrje edhe te bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presion te një regjim autoritar atje që të tregojë për fatin e të pagjeturve dhe të kuptojmë për fatin e tyre”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se megjithëse janë bërë aktivitete të shumta për kërkimin e mbetjeve mortore, Serbia po pengon procesin duke mos nisur gërmimet e paralajmëruara.

“Sivjet kemi pasur 18 aktivitete për hulumtimin e për kërkimin të mbetjeve mortore të më të dashurve tanë të cilët i vrau Serbia dhe jo vetëm që i zhvarrosi por edhe ua rrëmbeu kufomat. Në anën tjetër gërmimet në Kozhle të Serbisë nuk kanë filluar ende, ndërkaq në Batanjoce afër Beogradit nuk kanë rifilluar ende, pa çka se u bënë dy vite që ne e kemi edhe marrëveshjen e Brukselit edhe deklaratën përkatëse për këtë çështje. Mohimi i drejtësisë ndaj viktimave tona të luftës së fundit në fakt paraprihet nga mohimi i krimeve të kryera nga Serbia që e bën Beogradi zyrtar”, tha ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Adelina Berisha shkëlqen në setin e ri fotografik, duket atraktive në pozat e reja
Next Article Takim falënderues i Kryetarit Gashi me Ambasadoren zvicerale Ulman

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?