By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ju i thoni ODIHR ‘s’duam të na ndihmosh’”, Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Balla: Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove zotrote?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Ju i thoni ODIHR ‘s’duam të na ndihmosh’”, Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Balla: Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove zotrote?
Shqipëri

“Ju i thoni ODIHR ‘s’duam të na ndihmosh’”, Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Balla: Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove zotrote?

admin
Last updated: 28/11/2026 14:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore nga PD-ja, Oerd Bylykbashi, gjatë seancës së sotme plenare ka kërkuar shtyrjen e afatit të këtij komisioni, i cili përfundon më 30 nëntor.

Në përgjigje të kërkesës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se nuk do të ketë shtyrje, pasi demokratët janë njoftuar disa herë për përfundimin e afatit.

Sa i përket kërkesës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu drejtua deputetit demokrat duke i thënë se ajo nuk ishte paraqitur sipas procedurës.

Taulant Balla: Në përgjigje të një propozimi pa procedurë të parafolësit, sa herë që qeveria sjell një akt normativ, duhet ta dëgjojmë këtë… Megjithatë, e vërteta është që neni 101, po ta lexosh deri në fund, ia jep përgjigjen kolegut, sepse Kuvendi, brenda 45 ditëve, vendos nëse aktin normativ e kthen në ligj apo e rrëzon. Rri i qetë se kjo shumicë do ta miratojë aktin normativ.

Për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ne e kemi ngritur komisionin sipas një formule të vjetër, të dakordësuar, jo funksionale. Ju kemi dhënë të drejtën juve si bashkëkryetarë për gjithçka, që nga rendi i ditës e deri te marrja e vendimeve.

Po jua përsëris edhe një herë se komisioni e ka afatin deri më datë 30. Më pas nuk e keni më në dorë të merrni peng agjendën për në BE. Ftesa është aty, uluni sot, pasnesër, të dielën, punoni me seriozitet, por mos e harroni.

Aty, në atë foltore, ta kam thënë sot dhe gjashtë muaj më parë, është hera e fundit që e zgjasim. Do të rikthehemi në një komision tjetër të reformës për të punuar bashkë, ndoshta pas ose para zgjedhjeve vendore, por ky komision duhet të jetë serioz. Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove, zotrote, se po të mbaron afati.

Oerd Bylykbashi: Nuk heq dorë nga zakoni që të flasë kot zotëria parafolës. Po ju citoj çfarë thotë OSBE/ODIHR. Thonë ‘a mund të na sqaroni nëse ky afat mund të shtyhet apo është përfundimtar?’ Pra, ju po i thoni sot ODIHR-it që nuk duam të vini dhe të na ndihmoni.

Për ju është më e leverdishme një raport tjetër i keq i ODIHR-it sesa të keni pamundësinë për të përdorur shtetin. Po ju them edhe një herë, ne kemi gatishmërinë, kemi sjellë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ju nuk keni sjellë asgjë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret edhe 75 milionë euro dhe heqjen e roamingut
Next Article “Kriminel, porositës vrasjesh”, Peleshi i tërheq vërejtje për etiketimet ndaj Ballës, Berisha nuk liron foltoren edhe pas fikjes së mikrofonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?