By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krmov: Investitorët privatë nuk duhet t’i hartojnë planet urbanistike, Levica paralajmëron ndryshime ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Krmov: Investitorët privatë nuk duhet t’i hartojnë planet urbanistike, Levica paralajmëron ndryshime ligjore
Maqedoni

Krmov: Investitorët privatë nuk duhet t’i hartojnë planet urbanistike, Levica paralajmëron ndryshime ligjore

admin
Last updated: 28/11/2026 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Deputeti i Levicës, Borislav Krmov, paralajmëroi ndryshime në Ligjin për Planifikim Urbanistik dhe Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, me të cilat do t’i jepet fund mundësisë që persona privatë të financojnë hartimin e planeve të detajuara urbanistike.

Siç theksoi Krmov, zgjidhjet aktuale ligjore në Ligjin për Planifikim Urbanistik u lejojnë subjekteve private të financojnë përgatitjen e planeve të detajuara urbanistike. Në këtë mënyrë, investitorët privatë fitojnë mundësinë të ndikojnë në planifikimin urbanistik dhe t’i përshtatin planet sipas interesave të tyre për përfitim.

Nga Levica vlerësojnë se pikërisht këto zgjidhje ligjore janë një nga shkaqet kryesore të kaosit urbanistik në qytetet e Maqedonisë, ku interesi publik dhe nevojat reale të qytetarëve janë lënë në plan të dytë përballë fitimeve nga ndërtimtaria. Sipas tyre, parcelat urbanistike po planifikohen gjithnjë e më shpesh për ndërtesa, në vend të infrastrukturës dhe përmbajtjeve që u nevojiten banorëve.

Krmov rikujtoi se më herët ishte paraqitur edhe një amendament në këtë drejtim, por që ishte refuzuar nga pushteti. Me ndryshimet e reja ligjore, Levica do të kërkojë sërish heqjen e mundësisë ligjore që kapitali privat të ketë rol të tillë në hartimin e planeve urbanistike.

“Planifikimi urbanistik duhet të jetë në funksion të interesit publik dhe jo një mjet në duart e investitorëve privatë për realizimin e fitimeve”, theksoi Krmov.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lukarevska: Të gjithë dëshmitarët për seancën mbikëqyrëse për Alta Bankën janë në udhëtim zyrtar
Next Article Policia ndalon një grup të rinjsh me maska dhe shkopinj druri në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?