By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeministri Mickoski niset për në SHBA për inaugurimin e Donald Tramp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryeministri Mickoski niset për në SHBA për inaugurimin e Donald Tramp
MaqedoniTOP LAJM

Kryeministri Mickoski niset për në SHBA për inaugurimin e Donald Tramp

admin
Last updated: 18/01/2025 10:10
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më 20 janar do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, në Uashington. Më 20 janar, sipas njoftimit të qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Trmp Media dhe Rumple.

Është paralajmëruar se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me Hauard Lutnik, bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të Presidentit Donald Tramp dhe ministër i Tregtisë, Devin Nunes, kryesues me organin këshillues të inteligjencës së Trampit dhe drejtor ekzekutiv i korporatës mediatke Tramp dhe me drejtorin ekzekutiv të Rumble, Kris Pavlovski. Nga Qeveria theksojnë se janë të mundshme edhe takime të tjera.

Vizitën e tij në SHBA dhe pjesëmarrjen në inaugurimin e Trampit, kryeministri Mickoski, fillimisht e paralajmëroi në intervistën e Vitit të ri për MIA-n. Në atë kohë ai tha se më 18 janar, do të niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara Amerikane dy ditë para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Tramp.

“Përveç Brukselit, Uashingtoni është një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si vend dhe për ne si qeveri. Do të kem vërtet takime cilësore nga ajo që është rënë dakord deri më tani me drejtuesit e administratës në Uashington dhe pres të tërheq vëmendjen dhe ata do ta shohin Ballkanin me një sy tjetër. Së pari duhet të tërheqim vëmendjen rajonalisht, domethënë optika e Uashingtonit na shikon si një rajon, jo si një individ në atë rajon. Po, një individ i rëndësishëm, një udhëkryq natyror, zemra e Ballkanit, por gjithsesi nëse e shikojmë Ballkanin në tërësi, si rajon, atëherë përmes optikës së Uashingtonit mund t’i shohim gjërat më mirë dhe unë dua t’i paraqes të gjitha këto atje, cilat janë avantazhet që ne si një vend i vogël, një vend i bukur në zemër të Ballkanit i ofrojmë, por edhe cilat janë sfidat për rajonin”, tha Mickoski në intervistën.

Në një koment në pyetjen e gazetarëve pasi presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi Hauard Lutnik si Sekretar të Tregtisë në Qeverinë amerikane, kryeministri deklaroi se pret momente pozitive nga bashkëpunimi ndërshtetëror mes vendit dhe SHBA-së dhe se Lutnik do t’i shtojë vlerë ekonomisë amerikane, globale, ndërsa me këtë edhe ekonomisë së Maqedonisë.

“Po, ju kujtohet kur Hauard Lutnik ishte këtu në Shkup në Qeveri. Diskutuam shumë tema dhe kemi një miqësi personale. Pres sigurisht vetëm momente pozitive nga bashkëpunimi ynë i ardhshëm ndërshtetëror si partnerë strategjikë. Jam i bindur se do të sjellë vlerë të shtuar jo vetëm për ekonominë amerikane, por edhe për atë botërore, dhe kjo do të jetë pozitive edhe për ekonominë e RMV-së. Natyrisht, e përgëzova dhe pres vetëm vlerë të shtuar. A ju kujtohet kur ishin mysafirë këtu në Qeveri, kishte nga ata që nuk e komentuan shumë pozitivisht? Është mirë që si qeveri kemi miq në ekonominë më të fuqishme në botë, ekonominë amerikane, kemi njeriun e parë që udhëheq ekonominë më të fuqishme në botë me më shumë se 28, 29 trilionë prodhim të brendshëm bruto dhe siç thash, jam i bindur se kjo mund të sjellë “vetëm lajme pozitive për sipërmarrësit e vendit tonë, por edhe për qytetarët tonë gjithashtu”, tha atëherë kryeministri.

Kryeministri shtoi se edhe tani ka një numër të madh të kompanive amerikane që tashmë janë të pranishme me investimet e tyre këtu, që punësojnë qytetarë të Maqedonisë dhe prodhojnë produkte të Maqedonisë që përdoren në tregun amerikan.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në një dalje në Top Tema këtë javë deklaroi se do të jetë pjesë e delegacionit që do të udhëheqë kryeministri Mickoski në inaugurimin e Trampit në Uashington, akt të cilin e vlerësoi si shumë domethënës për vendin tonë.

“Ardhja e administratës së re amerikane është padyshim një ngjarje e rëndësishme për ne. Mickoski do ta udhëheqë delegacionin tonë atje, së bashku me të do të jemi pjesë e shumë aktiviteteve formale dhe joformale, si dhe vetë inaugurimit. Të afirmojmë qëndrimet tona me administratën në ardhje, të vazhdojmë të kultivojmë ato marrëdhënie të mira dhe personale mes kryeministrit, unë dhe faktorë të tjerë në Qeveri. Gjithashtu edhe ta konfirmojmë edhe vazhdimësinë që presim nga politika e jashtme amerikane, në lidhje me çështjet që lidhen me rajonin, përkushtimin për integrimin evropian, drejtë Aleancës në NATO dhe gjithçka që është e rëndësishme për ne nga pikëpamja e sigurisë dhe çështjeve evropiane dhe rajonale që na prekin më së shumti si shtet”, tha Mucunski, në emisionin Top Tema në Televizionin Telma ku ishte mysafir.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai vlerësoi se ekziston nevoja e përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe tregtare me SHBA-në jo vetëm në pjesën e investimeve, por edhe në pjesën e dosjes import – eksport të shtetit. Në këtë pjesë vlerëson se me administratën e re, mund të bëjmë lëvizje pozitive, duke e pasur parasysh, thotë, afërsinë e kryeministrit Mickoski me ministrin e Tregtisë, Hauard Lutnik, i cili ishte për vizitë në vend para disa muajve.

“Në pjesën e aspektit politik-të sigurisë që është i rëndësishëm për ne, kemi nevojë për fokus dhe stimul shtesë nga SHBA-ja për të kuptuar sfidat me të cilat përballet rajoni. Pa nënvlerësuar që nuk ka pasur asnjë fokus deri më tani, besoj se tashmë marrëdhëniet që kemi si qeveri, për shkak të individëve që janë emëruar në disa poste të larta ose që presim të emërohen në ato pozicione në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, duhet të forcojë këtë fokus drejt rajonit tonë. Këtu kemi një përparësi serioze dhe duhet të dimë ta përdorim. Ne si vend kemi një pozicion historik në administratën e ardhshme, por aftësia është të tërheqim vëmendjen për të marrë fokusin e merituar që ne si vend dhe rajon meritojmë. Kemi çështje që janë të natyrës serioze ekonomike, politike dhe të sigurisë”, nënvizoi ministri Timço Mucunski.

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë televizive javën e kaluar po ashtu theksoi se fakti që kryeministri Mickoski mori ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Trampit është një gjë e madhe dhe e rrallë dhe ndoshta është i vetmi nga rajoni që do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ky do të jetë inaugurimi i dytë i Donald Trampit, i cili do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në inaugurimin në Kapitol pritet të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shumtë, si dhe drejtues të organizatave botërore. Mandati i parë presidencial i Trump ishte nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën
Next Article Banka Botërore rishikon parashikimin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?