Shkup, 6 tetor – Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq të hënën me një delegacion qeveritar do të vizitojë Maqedoninë, ku do të ketë takim me nikoqirin e tij, kryeministrin Hristijan Mickovski dhe do të nënshkruhet Memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e gazit.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, kryeministri i Serbisë do të pritet në orën 10:00 para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, pas së cilës do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Pas takimit të dy kryeministrave është planifikuar takimi i delegacioneve të Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Më pas do të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e gazit ndërmjet Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë.
Parashikohen edhe deklarata për media nga kryeministrat Vuçeviq dhe Mickoski.
Siç njofton Qeveria e Serbisë, në takim do të ketë fjalim edhe kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ku do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave serbe, shoqërive kulturore dhe artistike, partive politike, si dhe kompanive serbe që veprojnë në Maqedoni.
