By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari i Antikorrupsionit: 35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj të komunave nuk kanë dorëzuar deklarata për pasurinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetari i Antikorrupsionit: 35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj të komunave nuk kanë dorëzuar deklarata për pasurinë
Maqedoni

Kryetari i Antikorrupsionit: 35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj të komunave nuk kanë dorëzuar deklarata për pasurinë

admin
Last updated: 13/02/2026 10:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shkurt – Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “Click Plus” në TV21, informoi se Komisioni po monitoron intensivisht deklarimin e gjendjes pasurore dhe interesave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, me ç’rast janë konstatuar lëshime të shumta te një pjesë e kryetarëve të komunave.
​Çuçul vuri në dukje se verifikimet kanë filluar me kryetarët e komunave fillimisht pas zgjedhjeve lokale dhe pas marrjes së detyrës së tij si kryetar i KSHPK-së.
“Konstatuam se 35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj komunash nuk kanë dorëzuar deklarata për gjendjen pasurore. Për të gjithë ata kemi shqiptuar urdhërpagesa përkatëse për kundërvajtje”, deklaroi Çuçul.

​Ai njoftoi se aktualisht është në vijim e sipër verifikimi edhe i këshilltarëve komunalë, të cilët mund të mos e kenë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës së pasurisë dhe interesave.
“Tani jemi në fazën e verifikimit të këshilltarëve nëpër komuna që nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor. Së shpejti do të dalim me shifra konkrete”, theksoi kryetari i KSHPK-së.

​Përveç zyrtarëve lokalë, Komisioni ka kryer verifikime edhe te gjyqtarët dhe prokurorët publikë. Sipas Çuçulit, te kjo kategori personash problemi rrjedh nga kalimi në zgjidhjen e re elektronike për deklarimin e pasurisë, e cila është në përdorim nga viti 2024.

“Një pjesë e madhe e tyre kanë dorëzuar deklarata përmes sistemit të vjetër. Ligji i vitit 2019 nuk parashikon sanksion kundërvajtës nëse nuk dorëzojnë deklaratë përmes sistemit të ri”, sqaroi Çuçul.

​Ai shtoi se KSHPK, në koordinim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, do të kontaktojë me të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për të siguruar dorëzimin e deklaratave sipas softuerit të ri, i cili, siç theksoi ai, mundëson deklarim më të detajuar dhe më të gjerë të gjendjes pasurore.
“Pothuajse të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë deklaruar gjithçka që duhet, por qëllimi është që kjo të bëhet përmes zgjidhjes së re elektronike”, nënvizoi Çuçul.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy të tretat e evropianëve mendojnë se vendet e tyre janë nën kërcënim, zbulon sondazhi
Next Article Vendim i çuditshëm e aspak i pritshëm, çfarë do të ndodhë pas Kuvendit të Lëvizjes Besa?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?