Shkup, 14 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski pritet sot pasdite pritet t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, duhet të mbahen më 24 prill, përderisa më 8 maj do të mbahen zgjehdjet e njëmbëdhjeta parlamentare, të cialt kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse ka rreth të dytë të zgjehdjeve presidenciale, ato do të përputhen me parlamentaret dhe do të mbahen më 8 maj.
Sipas Kodit zgjedhor, pasi që Mitreski t’i nënshkruajë vendimet për shpallje të zgjedhjeve, ato duhet t’i dërgohen KSHZ-së, i cili do të miratojë libra të afateve me çka fillojnë veprimet zgjedhore. Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të fillojë në fillim të prillit dhe disa ditë të përputhet me fushatën për zgjedhjet parlamentare. Sipas sqarimeve nga KSHZ-ja, për dy proceset zgjedhore do të ketë libra të ndryshëm të afateve për zbatimin e veprimeve zgjedhore.
Në bazë të nenit 8a të Kodit Zgjedhor, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, nuk është e mundur: të fillohet ndërtimi me mjete nga buxheti ose nga fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike dhe subjekteve të tjera juridike që kanë kapital shtetëror për objekte të reja në infrastrukturë si rrugë, ujësjellësa, linja elektrike, kanalizime, fusha sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari sociale shkolla, kopshte dhe objekte të tjera, përveç nëse paraprakisht janë paraparë mjete nga buxheti për këtë qëllim, përkatësisht bëhet fjalë për zbatimin e një programi të miratuar në bazë të ligjit në vitin aktual.
Gjithashtu nuk është e mundur të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, asistencës sociale ose pagesave të tjera dhe kompensimeve materiale nga fondet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transfertat dhe pagesat njëvjeçare ose transfertat për një herë nga mjetet buxhetore apo nga mjetet e fondeve publike as për të tjetërsuar kapitalin shtetëror dhe as për të nënshkruar marrëveshje kolektive. Në institucionet shtetërore dhe publike nuk do të mund të fillojë procedurë për punësimin e personave të rinj apo ndërprerje të marrëdhënies së punës, ndërsa procedurat e nisura pezullohen, përveç rasteve urgjente dhe të cilat nuk mund të shtyhen.
Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjes së Qeverisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose vënies në punë të objekteve me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjetet e ndërmarrjeve publike ose të personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellësa, linja elektrike, kanalizim, fusha sportive dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari sociale shkolla, kopshte dhe objekte të tjera. Nën ndalimin e mbajtjes së ngjarjeve publike nuk nënkupton, në veçanti: dhënien e një deklarate publike të një bartësi të funksionit publik ose kandidatit për post publik në tubim, intervistë mediatike, debat mediatik ose përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit.
Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe deputetëve sipas rezultateve të zgjedhjeve, Ministria e Financave është e obliguar që të publikojë të gjitha pagesat buxhetore, përveç pagave të rregullta, pensioneve dhe shpenzimet komunale, publikisht në faqen e internetit në një bazë të veçantë për shpenzimet buxhetore në periudhën zgjedhore.
Dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, Ministria e Financave dorëzon një raport financiar parazgjedhor, i cili do të përfshijë pasqyrën e të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga buxheti sipas zërave, në periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e dorëzimit të raportit, i cili publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.
Në afat prej dhjetë ditësh nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar dhe deputetë në Kuvend, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjitha personat e tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror janë të obliguar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targën e regjistrimit dhe gjendjen e drejtimit të mjeteve motorike që disponojnë. Të dhënat dorëzohen në formë elektronike në formularin të cilin e përcakton KSHZ-ja me propozim të KSHPK-së.
KSHPK në ueb faqen e saj e publikon regjistrin e mjeteve motorike zyrtare të fondeve publike, ndërmarrjeve publike dhe të gjithë personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror. Nëse personat juridikë nga paragrafi i këtij neni nuk dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targën e regjistrimit dhe gjendjen e drejtimit të mjeteve motorike që i kanë në afatin e paraparë, KSHPK-ja në afat prej 15 ditësh nga skadimi i afatit të dorëzimit të të dhënave fillon procedurë kundërvajtëse.
Në përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 28 janar të këtij viti, njëqind ditë para zgjedhjeve, u formua Qeveria teknike, kryetar i së cilës është Talat Xhaferi. Ai do ta menaxhojë me atë deri në zgjedhjen e një qeverie të re politike.