Shkup, 17 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku sot me rastin e 557-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve – Skenderbeut, kanë vendosur lule të freskëta pranë statujës së Skenderbeut në Shkup.

“Ngjarjen e nderuan edhe ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, dhe ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja. Figurën e Skenderbeut, Gashi e përshkroi si simbol të unitetit dhe krenari kombëtare, duke theksuar se është detyrë kombëtare të ruajmë vlerat dhe trashëgiminë e tij”, bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit.
