By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski zhvilloi bisedë me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georgiev: Të forcojmë parneritetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski zhvilloi bisedë me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georgiev: Të forcojmë parneritetin
MaqedoniTOP LAJM

Mucunski zhvilloi bisedë me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georgiev: Të forcojmë parneritetin

admin
Last updated: 17/01/2025 13:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pati bisedë telefonike me shefin e ri të diplomacisë bullgare, Georg Georgiev. Siç është raportuar në rrjetin X, Mucunski në bisedë ka shprehur vendosmërinë e tij për forcimin e partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit, transmeton Portalb.mk.

Mucunski gjithashtu e përgëzoi Georgiev për emërimin e tij në këtë pozitë.

“Kam pasur bisedën e parë telefonike miqësore me Georg Georgiev, ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. E përgëzova për emërimin e tij dhe shpreha vendosmërinë tonë për të forcuar partneritetin, për të avancuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar së bashku në stabilitetin rajonal dhe përparimin e përbashkët”, shkroi Mucunski në X.

Kujtojmë se Parlamenti bullgar votoi dje Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Rosen Zheljaskov.

Kryeministri i ri falënderoi partitë politike që morën pjesë në negociatat për formimin e qeverisë dhe prezantoi përbërjen dhe synimet e saj.

Qeveria përbëhet nga 19 ministra, dy prej të cilëve do të mbajnë postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa një nënkryetar do të jetë ministër pa portofol.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.

Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.

Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetari i Kuvendit Gashi dhe deputetët Sali dhe Koxhaxhiku vendosën lule pranë statujës së Skënderbeut në Shkup
Next Article Konferencë për diplomaci të biznesit: Të ulen barrierat për tregti në vendet e rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?