By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryetari mbyll Facebook-un, anëtarët largohen – A po shuhet BDI në Tearcë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryetari mbyll Facebook-un, anëtarët largohen – A po shuhet BDI në Tearcë?
Maqedoni

Kryetari mbyll Facebook-un, anëtarët largohen – A po shuhet BDI në Tearcë?

admin
Last updated: 01/09/2025 20:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Dega e BDI-së në Tearcë, e cila ka dalë fituese absolute në të gjitha ciklet zgjedhore (përveç atij të parafundit) që nga themelimi i partisë, duket se ndjehet e tradhtuar nga kryesia qendrore. Shkak është vendimi i drejtuesve për t’ia lëshuar kandidatin për kryetar komunë Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit.

Pavarësisht pritshmërive se pakënaqësitë do të mbeteshin të heshtura, ato po shpërthejnë hapur në rrjetet sociale. Para disa ditësh, kryetari i degës dhe njëherësh kryetar i komunës, Nuhi Neziri, mbylli profilin e tij në Facebook dhe nuk është parë i angazhuar as në terren për të mbështetur kandidatin e përbashkët të koalicionit, Nazim Taipi.

Situata u tensionua më tej mbrëmë, kur kryetari i nëndegës së fshatit Odër, Berat Xhelili, së bashku me anëtarin e degës Mevlan Ziberi, njoftuan largimin nga BDI.

“Pas shumë viteve angazhimi dhe përpjekjesh të përbashkëta, kam vendosur të jap dorëheqjen nga detyra ime si kryetar i nëndegës së Odrit në BDI, bashkë me anëtarin e degës z. Mevlan Ziberi, për arsye personale”, shkroi Xhelili.

Ndërkohë, aktivistët lokalë të BDI-së nuk po shihen të promovojnë kandidatin e AKI as në rrjetet sociale. Një burim nga brenda degës i tha Tetova1 se aktivistët kanë hedhur dy skenarë në tavolinë: ose të nxjerrin një kandidat të pavarur dhe ta mbështesin atë, ose të mos dalin fare në votime – të cilën e konsiderojnë si “nderin më të madh” që mund t’i bëjnë partisë. Në rast të kundërt, ata paralajmërojnë mbështetje për kandidatin e VLEN-it.

Edhe pse e përqendruar vetëm brenda degës në Tearcë, revolta është e madhe. Mbetet të shihet se si partia e Ahmetit do të arrijë t’i motivojë votuesit për të mbështetur kandidatin e përbashkët

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Adnan Idrizi: Izet Mexhiti ishte mbështetja jonë kur shteti na kthente shpinën
Next Article Imami i Kondovës, ef. Nevzat Ameti, shpërndan 300 çanta për nxënësit e gjithë Dërvenit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?