By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHPK paralajmëron për rreziqe korruptive në Ligjin për financimin e partive politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHPK paralajmëron për rreziqe korruptive në Ligjin për financimin e partive politike
Maqedoni

KSHPK paralajmëron për rreziqe korruptive në Ligjin për financimin e partive politike

admin
Last updated: 31/08/2026 20:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht argument.mk/ – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka konstatuar rreziqe korruptive dhe rregullatore në disa dispozita të Ligjit për financimin e partive politike dhe ka propozuar saktësimin e tyre. Pjesa më e madhe e vërejtjeve lidhet me shpërndarjen e mjeteve buxhetore, anëtarësimet, donacionet dhe mënyrën se si partitë publikojnë të dhënat për financimin e tyre.

Kontrolli i ligjit është bërë me iniciativë të vetë KSHPK-së, në kuadër të planit antikorrupsion për kontrollin e legjislacionit për vitin 2026. Kryetari i Komisionit, Adem Çuçul, ka theksuar se pas analizës janë identifikuar disa dispozita që kanë nevojë për rregullim shtesë, me qëllim uljen e rreziqeve nga korrupsioni.

Një nga vërejtjet kryesore ka të bëjë me nenin 10, i cili rregullon mënyrën e shpërndarjes së mjeteve që partitë politike i marrin nga buxheti shtetëror. Nga KSHPK konsiderojnë se duhet të rishikohet nëse modeli aktual është proporcional, i drejtë dhe nëse u siguron pjesëmarrësve mundësi të barabarta dhe të ndershme.

Komisioni thekson se bëhet fjalë për mjete publike, shuma e të cilave vazhdimisht rritet, ndaj duhet të vlerësohet nëse formula ekzistuese ligjore është e përshtatshme dhe në përputhje me qëllimin për të cilin është vendosur.

Vërejtje ka edhe për nenin 14, i cili lidhet me anëtarësimin që paguajnë anëtarët e partive politike. Sipas KSHPK-së, në këtë dispozitë mungon një mekanizëm parandalues, ndërsa në rast të tejkalimit të shumës së lejuar të anëtarësimit, dispozitat kundërvajtëse nuk parashikojnë sanksione përkatëse.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe donacioneve partiake. KSHPK rekomandon që neni 16, i cili rregullon shumën totale të donacioneve individuale nga personat fizikë dhe juridikë, të plotësohet me të gjitha rregullat e nevojshme dhe të eliminohet boshllëku ligjor. Komisioni kërkon që kjo dispozitë të harmonizohet edhe me Kodin Zgjedhor.

Problem është konstatuar edhe te transparenca e regjistrave të donacioneve. Në nenin 17 nuk është përcaktuar mjaftueshëm qartë mënyra se si, përveç publikimit në ueb-faqe, partitë politike duhet t’i bëjnë regjistrat të qasshëm për publikun. Sipas KSHPK-së, kjo paqartësi lë hapësirë për interpretime të ndryshme të dispozitës dhe mund të rrisë rrezikun e zbatimit jo të njëtrajtshëm në praktikë.

Kjo mund të paraqesë problem veçanërisht për subjektet politike që nuk kanë ueb-faqe të tyre, për çka Komisioni kërkon që mënyra e publikimit të të dhënave të përcaktohet më saktë.

KSHPK propozon ndryshime edhe në nenin 26, paragrafi 7 të ligjit. Sipas rekomandimit, partitë politike duhet të kenë detyrim të qartë që llogarinë vjetore për punën e tyre financiare ta dorëzojnë edhe në KSHPK. Me këtë, dispozita do të harmonizohej me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

Raporti me rekomandimet pritet t’u dorëzohet institucioneve kompetente për veprime të mëtejshme dhe ndryshime eventuale të legjislacionit.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjidhet çështja e paraleles shqipe në “Penko”, Sulejmani: Arsimi dhe fëmijët janë prioritet
Next Article Mexhiti në pritjen e Ambasadës së Turqisë: Miqësia dhe respekti lidhin dy vendet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?