By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjidhet çështja e paraleles shqipe në “Penko”, Sulejmani: Arsimi dhe fëmijët janë prioritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zgjidhet çështja e paraleles shqipe në “Penko”, Sulejmani: Arsimi dhe fëmijët janë prioritet
MaqedoniTOP LAJM

Zgjidhet çështja e paraleles shqipe në “Penko”, Sulejmani: Arsimi dhe fëmijët janë prioritet

admin
Last updated: 31/08/2026 20:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht argument.mk/ – Problemi lidhur me paralelen në gjuhën shqipe në SHF “Penko” është zgjidhur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, i cili përmes një publikimi ka theksuar se zgjidhja është arritur në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin Fillor dhe, mbi të gjitha, në interesin më të mirë të nxënësve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF ‘Penko’ është zgjidhur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit”, ka shkruar Sulejmani.

Sipas tij, zgjidhja garanton respektimin e të drejtës së nxënësve për arsimim dhe krijon kushtet e nevojshme për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Sulejmani ka theksuar se ky rast dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve mund të prodhojnë zgjidhje konkrete, veçanërisht kur në qendër të vëmendjes janë interesat e fëmijëve.

“Ky është një shembull se përmes dialogut, koordinimit dhe bashkëpunimit institucional mund të gjenden zgjidhje konkrete dhe në interes të fëmijëve tanë. Arsimi dhe e ardhmja e nxënësve janë gjithmonë prioriteti ynë”, ka deklaruar zëvendësministri Sulejmani.

Me zgjidhjen e kësaj çështjeje, nxënësit shqiptarë të SHF “Penko” do të mund të vazhdojnë procesin mësimor në gjuhën shqipe, ndërsa institucionet kanë riafirmuar përkushtimin për respektimin e të drejtës për arsimim dhe trajtim të barabartë të të gjithë nxënësve.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës
Next Article KSHPK paralajmëron për rreziqe korruptive në Ligjin për financimin e partive politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?