By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHZ: Përfundimisht me ditën e djeshme 14.360 qytetarë, më shumë nënshkrime për Osmanin, Dimitrievskin dhe Vankovskën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHZ: Përfundimisht me ditën e djeshme 14.360 qytetarë, më shumë nënshkrime për Osmanin, Dimitrievskin dhe Vankovskën
MaqedoniTOP LAJM

KSHZ: Përfundimisht me ditën e djeshme 14.360 qytetarë, më shumë nënshkrime për Osmanin, Dimitrievskin dhe Vankovskën

admin
Last updated: 25/02/2024 15:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Sipas të dhënave  më të reja të paralajmëruara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundimisht me ditën e djeshme gjithsej 14.360 qytetarë kanë dhënë nënshkrimin për parashtruesit e kandidaturës për presidenti të shtetit. Sipas të dhënave të publikuara të KSH-së, deri më tani askush nga kandidatët për shtef të shtetit nuk ia ka mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët.   

Sipas seksionit të KSHZ-së, më së shumti nënshkrime ka Bujar Osmani, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilin janë nënshkruar 5.405. I dyti në listë është lideri i “ZNAM”- Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski me 3613 nënshkrime të mbledhura. Kandidatja e mbështetur nga partia E Majtë, Biljana Vankovska-Cvetkovska, ka mbledhur 2.758 nënshkrime, ndërsa kandidati i GROM-it”, Stevço Jakimovski ka 1.974 nënshkrime.

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatëve për presidenti të shtetit kanë më pak se një mijë nënshkrime – Vello Markovski ka 249 nënshkrime, ndërsa kandidati i bllokut opozitar “Vlen”, Arben Taravari, ka 246 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto dy ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se duke filluar nga sot, përderisa vazhdon mbledhja e nënshkrimeve, një herë në ditë do të bëjë publik numrin e nënshkrimeve të marra për secilin kërkues individualisht dhe rregullisht do të përditësohet.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha sektorët rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për president të shtetit,duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. 

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëvizja BESA zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor
Next Article Lushtaku viziton Musliun pas operimit: Sinonim i gruas së fortë që nuk dorëzohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?