By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kufiri Llojan-Miratoc sërish temë diskutimi!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Kufiri Llojan-Miratoc sërish temë diskutimi!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kufiri Llojan-Miratoc sërish temë diskutimi!

admin
Last updated: 03/02/2026 11:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Pika kufitare Llojan–Miratoc rikthehet sërish në diskursin publik, sa herë që tensioni mes nevojës së qytetarëve dhe justifikimeve institucionale bëhet i padurueshëm. Deklarata e kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, se përgjegjësia për mos-hapjen nuk qëndron te Maqedonia e Veriut, por te institucionet e Serbisë, nuk është thjesht reagim politik është sinjal i një ngërçi të vjetër që po zgjatet përtej çdo logjike administrative. E në fund të kësaj ata që humbin e dëmtohen janë qytetarët, nga kush? Nga ata që shtiren se janë në shërbim të qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Një padrejtësi dekadëshe që po dëmton dhe pengon lëvizjen e qytetarëve – 

Mos hapja e kufirit mes Llojanit dhe Miratocës qartë kuptohet se kemi të bëjmë me një padrejtësi dekadëshe që po dëmton vetëm qytetarët, e që faji herë hidhet andej kufirit e herë këndej. 

Sipas, kryetares së Presheves, Ardita Sinanit, arsyetimi i MPB-së së Serbisë se vendkalimi nuk mund të hapet sepse kalon nëpër vendbanim është “absurd”, duke përmendur raste të tjera kufitare ku kalimi ndodh po ashtu përmes zonave të banuara. Ky krahasim e zhvendos debatin nga çështja teknike në një tjetër dimension a kemi të bëjmë me pengesa reale infrastrukturore apo me mungesë vullneti politik?

Në rajon ekzistojnë dhjetëra shembuj të pikave kufitare pranë apo brenda vendbanimeve. Nëse ky standard do të zbatohej në mënyrë rigoroze, shumë prej tyre nuk do të funksiononin. Prandaj argumenti duket selektiv dhe selektiviteti në çështje kufijsh rrallë herë është rastësi.

Një premtim që e ka kaluar dhe shkelur çdo premtim e afat normal – 

Hapja e Llojan–Miratoc është premtuar prej më shumë se dy dekadash. Kur një projekt infrastrukturor mbetet në status “në diskutim” për 20 vjet, ai nuk është më çështje teknike por simbol i dështimit institucional.

Kjo pikë kufitare nuk është thjesht rrugëkalim është lidhje ekonomike për bizneset lokale, është lehtësim jetësor për familjet e ndara nga kufiri, është kanal i natyrshëm i lëvizjes për një zonë që historikisht ka funksionuar si hapësirë e përbashkët. Mbyllja e saj e zgjatur prodhon kosto të përditshme kohë, para, izolim dhe ndjenjë diskriminimi të pakuptimtë.

Ballkani ka një histori të gjatë të përdorimit të kufijve jo vetëm si vijë gjeografike, por si mjet politik. Hapja apo mbyllja e një pike kufitare shpesh reflekton më shumë marrëdhëniet ndërqeveritare sesa nevojat e qytetarëve.

Nëse Maqedonia e Veriut shprehet e gatshme dhe pengesa mbetet pala tjetër, atëherë kemi një situatë ku kufiri shndërrohet në mesazh politik, jo në infrastrukturë shërbimi. Kjo bie ndesh edhe me frymën e integrimit rajonal dhe me retorikën për bashkëpunim, lëvizje të lirë dhe zhvillim të përbashkët.

Çmimin e kësaj neglizhence e paguajnë banorët e dyja zonave – 

Çmimin e paguajnë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe banorët e fshatit Llojan si dhe zonave përreth. Për ta, kjo nuk është temë televizive është realitet i përditshëm kilometra shtesë, procedura të panevojshme, barriera artificiale në një hapësirë që natyrshëm është e lidhur.

Kujtojmë që, një pikë kufitare nuk është luks diplomatik por është shërbim publik. Dhe kur një shërbim i tillë shtyhet për dy dekada, problemi nuk është më te gjeografia por te prioritetet e shteteve, që aspak nuk e kanë brengë nevojën reale të qytetarëve. Mbetet të shihet, nëse premtim do të vjetrohet bashkë me kalimin e viteve të shteteve që synojnë liri, demokraci, dhe veprim në “shërbim të qytetarëve”. argument.mk/

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Startup-i japonez lufton plakjen e shoqërisë duke angazhuar gratë e moshuara
Next Article Kuvendi diskuton sot ‘territorialen’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?