By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kumanovë, njësiti zjarrfikësve me kushte të vështira pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kumanovë, njësiti zjarrfikësve me kushte të vështira pune
MaqedoniTOP LAJM

Kumanovë, njësiti zjarrfikësve me kushte të vështira pune

admin
Last updated: 04/02/2024 21:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 4 shkurt – Njësiti territorial i zjarrfikësve në Kumanovë po punon në kushte të vështira me automjete për shuarjen e zjarrit të vjetra mesatarisht edhe deri 40 vjet.

Një nga automjetet daton që nga viti 1978. Ndryshe ky njësit numëron me mbi 10 automjete për shuarjen e zjarrit nga të cilat një numër i vogël janë të reja.

Njësiti i zjarrfikësve në Kumanovë mbulon edhe Komunën e Likovës, kurse zjarrfikësit kumanovarë mjaft aktiv ishin gjatë sezonit veror e vjeshtor kur në sipërfaqe të hapura, në lokacione të ndryshme brenda ditës shpërthenin edhe nga mbi 5 zjarre.

“Siç dihet jemi mirë të ekipuar. Auto parku është i vjetër, me automjete të vjetra me nga 35 deri në 40 vjet. Vitin e kaluar filluam proektin, të cilin duhet ta përfundojmë sivjet dhe në kuadër të tij do të kemi 3 automjete për terren për shuarjen e zjarreve e zjarreve në pyje. Mendoj se këto në masë të madhe do të na e lehtësojnë punën. Por shpresojmë se gjatë këtij viti do të furnizohemi edhe me paisje tjera, siç për shuarjen e zjarrit në ambient të hapur, zorrë për ujë, veshmbathje mbrojtëse për zjarrfikësit, pompa për uji.” – tha Komandanti i NJTZK – Dejan Ilievski.

Ilievski thotë se përpos vështirësive me funksionimin me automjete mesatarisht rreth 40 vjet të vjetra, Njësiti i zjarrfikësve përballet edhe objekt të vjetër të ndërtuar në vitet e 60-ta.

“Po, objekti i Njësitit territorial të zjarrfikësve në Kumanovë daton që nga fillimi i viteve të 60-ta, dhe siç mund të shifni është në gjendje që është, nuk mund të ndërmarrim asgjë, mirëpo shpresojmë që përmes një proekti të fillojmë të rikonstruojmë të njëjtin si nga brenda ashtu edhe nga jashtë” – u shpreh Komandanti i NJTZK – Dejan Ilievski.

Ndryshe siç na njoftoi komandanti i Njësitit të zjarrfikësve, përmes një proekti të Rajonit planor verilindor janë duke ndërruar dyert e objektit, gjithashtu pritet të sigurohen dy automjete të reja për teren.

Ndërkaq në mungesë të mjeteve financiare në këtë njësit janë punësuar vetëm 46 zjarrfikës. (TVM2)

You Might Also Like

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni

Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite

Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa

Qeveria ndan 13,8 miliardë denarë për projektet komunale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A u uzurpua selia në Tetovë? Lloga për TV21: Jemi në shtëpinë tonë
Next Article Grkovska: Për të përballuar me sukses korrupsionin duhet të përdoren të gjithë mekanizmat rajonalë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?