By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat për të drejtat e komuniteteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat për të drejtat e komuniteteve
Kosovë

Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat për të drejtat e komuniteteve

admin
Last updated: 31/08/2026 13:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Qeveria në detyrë ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve.

Kjo u bë e ditur në një takim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me shefat e zyrave komunale për komunitete dhe kthim.

Kurti tha se sfidat me të cilat përballen komunitetet ndryshojnë nga një komunë në tjetrën dhe se, për këtë arsye, nevojiten zgjidhje të përshtatura sipas nevojave konkrete.

Ai theksoi se zyrat komunale për komunitete dhe kthim kanë rol të rëndësishëm, veçanërisht pasi një pjesë e madhe e çështjeve që lidhen me komunitetet trajtohen në nivel lokal.

“Problemet e komuniteteve janë të ndryshme, andaj edhe zgjidhjet e tyre janë të ndryshme”, tha Kurti.

Sipas tij, fusha si arsimi, punësimi, qasja në shërbimet publike, të drejtat gjuhësore, shëndetësia, mbrojtja sociale, banimi, infrastruktura dhe pjesëmarrja në vendimmarrje kërkojnë koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve.

Kurti tha se krahas masave të përgjithshme për problemet që përsëriten në komunitete të ndryshme, nevojiten edhe ndërhyrje të përshtatura me nevojat gjuhësore, socioekonomike, gjeografike dhe kulturore.

Ai kërkoi që informacioni nga terreni të mos ndalet në një nivel institucional, por të ketë komunikim të vazhdueshëm ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore.

“Çështjet që identifikohen në nivel lokal shpesh kërkojnë angazhimin e më shumë se një institucioni”, tha Kurti, duke kërkuar përgjegjësi të qarta, koordinim të rregullt dhe mekanizma më të mirë për mbledhjen dhe administrimin e të dhënave.

Në takim foli edhe zëvendëskryeministri në detyrë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili vlerësoi rolin e zyrave komunale në identifikimin dhe adresimin e problemeve të komuniteteve.

Damka tha se zyrat për komunitete duhet të jenë mekanizma funksionalë lokalë, ku problemet jo vetëm evidentohen, por edhe përcillen te institucionet përgjegjëse deri në trajtimin e tyre.

Ai theksoi gjithashtu se realizimi i të drejtave dhe qasja në shërbimet publike nuk duhet të varen nga komuna ku jeton qytetari.

“Komunat i identifikojnë problemet, bashkë i zgjidhim ato”, tha Damka, duke kërkuar forcimin e koordinimit dhe të rrjedhës së informacionit ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi po bëhet i papërballueshëm: 60 metra katrorë kushtojnë gati 130 mijë euro!
Next Article Caneska: Maqedonia me shkallën më të lartë të etheve të Nilit Perëndimor në Evropë, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga Qyteti i Shkupit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?