By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti me aktivitete të shumta, pas kthimit në Kosovë – Nuk ka kohë të flasë për gazetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti me aktivitete të shumta, pas kthimit në Kosovë – Nuk ka kohë të flasë për gazetarët
Maqedoni

Kurti me aktivitete të shumta, pas kthimit në Kosovë – Nuk ka kohë të flasë për gazetarët

admin
Last updated: 04/03/2024 15:51
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka pasur të hënën agjendë të ngjeshur ditore pas kthimit në Kosovë, nga vizita gati dyjavore në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë e Itali.

Qysh në orën 08:00 të mëngjesit, Kurti i shoqëruar nga ministri Liburn Aliu ka vizituar vendpunimet e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, në fshatin Lumadh të Vushtrrisë. Projekti u tha se ka rifilluar, pas parregullsive e zvarritjeve të gjata.

Më pas, nga ora 09:00, ai ka qenë folës në hapjen e Konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës. Kjo konferencë është mbajtur në hotel “Sirius” në Prishtinë.

Orën 10:00, ai e ka pasur “të rezervuar” për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bashkë me të cilën ka inaguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Ngjarja është mbajtur në Kampusin e Fakulteteve Teknike, në Prishtinë.

E pas dreke, kryeministri Kurti do të jetë pjesë e ceremonisë zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimit të Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri. Ngjarja e organizuar nga Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) mbahet nga ora 13:30 në hotel “Emerald”, në dalje të Prishtinës.

Aq të zënë e ka pasur agjendën e ditës së parë pas kthimit nga vizita e gjatë jashtë vendit, saqë Kurti nuk ka pasur kohë as të flasë për mediet. “Në ora 11:00 më ka filluar takimi, e unë s’jam aty. A po kuptoni”, u shpreh Kurti, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online.

Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar më 23 shkurt se Kurti ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Atje, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pas Londrës, ai kishte vazhduar për në Dublin e Belfast.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda ishin destinacionet e radhës të vizitave tona zyrtare. Vizitën që e nisëm në Londër e përmbyllëm në Dublin, ku ishte kënaqësi të kthehem pas 20 vjetëve. Aty fillimisht u mirëpritëm ngrohtësisht nga diaspora jonë në Irlandë, të cilët i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëbisedimin. Të nesërmen u mirëpritëm nga Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ministri i shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke, për takime bilaterale që thellojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona dhe vizituam Universitetin e Qytetit të Dublinit (DUC) për mundësi të reja të bashkëpunimit”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Në fundjavë, patëm pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga ambasada jonë në Londër ku të ftuar e të ftuar e të pranishëm ishin dashamirë e aleatë të shtetit tonë. Kurse në fillim të javës, u mblodhëm bashkë me Miqtë Laburistë të Kosovës, nismë kjo që do t’i fuqizojë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

E në Irlandë ai u takua me përfaqësues të lartë të vendit si dhe ligjëroi në Queen’s University ku ishte i ftuar. “Nga Londra, shkuam në Belfastin historik. Zhvilluam takime me Ministren e Parë të Irlandës Veriore, Michelle O’Neill dhe zëvendësministren e Parë, Emma Little-Pengelly, Kryetarin e Parlamentit, Edëin Poots, liderin e opozitës, socialdemokratin Mattheë O’Toole dhe Sekretarin e Shtetit për Irlandën Veriore, Chris Heaton-Harris”.
Në Irlandën Veriore, ai kishte vizituar edhe shkollën fillore Nettlefield, ku pa nga afër dhe në praktikë zbatimin e sistemit të “Arsimit të Përbashkët”.

Më pas, Kurti ka udhëtuar për në Romë të Italisë. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, atje Kurti ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kurti është kritikuar, sidomos nga opozita në vend, se gjatë kësaj kohe nuk ishte pjesëmarrës i një ngjarjeje të rëndësishme që u mbajt në Tiranë, përkatësisht Samitin BE – Ballkani Perëndimor.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sveçla: Ishte e vështirë të besohet për një reagim shumë të dobët të BE-së ndaj aktit të kryer nga Serbia më 24 shtator
Next Article Bankat në hall nga paratë false, detektohen disa mijëra euro të tilla në ‘NLB’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?