By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti takoi Izmir Zeqirin e PDK-së, flasin për investimet në infrastrukturë dhe buxhetin në Zubin Potok
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti takoi Izmir Zeqirin e PDK-së, flasin për investimet në infrastrukturë dhe buxhetin në Zubin Potok
Maqedoni

Kurti takoi Izmir Zeqirin e PDK-së, flasin për investimet në infrastrukturë dhe buxhetin në Zubin Potok

admin
Last updated: 17/09/2024 14:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën për mëngjes pune kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nënkryetarin Sefer Veselin dhe kabinetin e drejtorëve komunalë me një përbërje multietnike.

Në njoftimin për media thuhet se diskutuan mbi punën, progresin, arritjet e deritashme në njërën anë dhe në anën tjetër rreth sfidave aktuale e të trashëguara dhe mundësitë për t’i trajtuar dhe adresuar ato gjatë pjesës së mbetur të mandatit qeverisës.

Referuar njoftimit të kryeministrisë, Zeqiri nënvizoi angazhimin dhe përkushtimin e tij për shërbime sa më të mira komunale dhe për gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në jetën sociale dhe institucionale.

Ai theksoi se nga takimet me qytetarët është vërejtur interesim i shtuar për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në proceset vendimmarrëse.

Me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Zubin Potokut, drejtues të kësaj komune thanë se po punohet në shtimin e stafit të administratës komunale. Ata e njoftuan kryeministrin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Republikës së Kosovës, si dhe me rezultatet e deritanishme të masave të punësimit të mbështetura nga Qeveria, ndërkohë që veçuan fillimin e procesit të mbledhjes së tatimit në pronë dhe procesit të vlerësimit të pronave.

“Gjatë takimit u diskutua edhe rreth projektet ekzistuese, ato që kanë përfunduar dhe që janë në proces të punës, por në të njëjtën kohë edhe për projekte të reja. Nga drejtuesit e komunës u veçua rëndësia dhe nevoja e investimeve në infrastrukturë, sidomos në fshatrat e thella të komunës, por edhe e programeve të mbështetjes dhe mirëqenies sociale.

Në këtë drejtim, ata e njoftuan kryeministrin Kurti mbi përgatitjet që Zyra e Kryetarit dhe drejtoritë komunale po bëjnë për seancën e kuvendit komunal, në të cilin pritet të diskutohet dhe votohet buxheti komunal për vitin 2025, projekte investive, nga i cili do të reflektohen edhe në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti dhe ministrat e pranishëm në takim, falënderuan kryetarin Zeqiri, drejtuesit e stafin e Komunës së Zubin Potokut për angazhimin e përditshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë me nivelin qendror, duke i ofruar njëkohësisht përkrahje në adresimin dhe realizimin e kërkesave në interes të komunës.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Marta Kos nga Sllovenia nominohet si komisionere e re evropiane për Zgjerim
Next Article E lëshuan të burgosurin pasi nuk kishte vend në burg, kallëzim penal ndaj tre policëve nga Manastiri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?