By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marta Kos nga Sllovenia nominohet si komisionere e re evropiane për Zgjerim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Marta Kos nga Sllovenia nominohet si komisionere e re evropiane për Zgjerim
Bota

Marta Kos nga Sllovenia nominohet si komisionere e re evropiane për Zgjerim

admin
Last updated: 17/09/2024 14:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar Marta Kos, kandidaten e Sllovenisë, për komisionere të re evropiane për zgjerim.

Duke prezantuar kandidatët për Komisionerët, von der Leyen tha se Kos do të jetë gjithashtu përgjegjëse për Politikën e Fqinjësisë Lindore, do të punojë për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë rindërtimin e këtij shteti dhe “të mbështesë vendet kandidate për t’u përgatitur për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”.

Sllovenia konfirmoi javën e kaluar se Kos do të jetë kandidate e vendit për një Komisioner Evropian. Më parë, Tomaž Vasel tërhoqi kandidaturën.

Sipas mediave sllovene, kjo është bërë në mënyrë që Ursula von der Leyen të mund të arrijë objektivin e saj për balancën gjinore në Komision, transmeton Telegrafi.

Sipas Politico, Sllovenia u “shpërblye për ndryshimin nga një kandidat mashkull në një gru” duke marrë këtë portofol.

Marta Kos, e cila pritet të zëvendësojë hungarezin Olivér Várhelyi, është një ish-ambasadore sllovene në Gjermani dhe Zvicër.

Ajo ishte nënkryetare e Lëvizjes liberale për Liri, e udhëhequr nga kryeministri Robert Golob. Në vitin 2022, ajo kandidoi për presidente të Sllovenisë, por u tërhoq nga fushata.

Kandidatët për Komisionerët Evropianë do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore në komisionet e Parlamentit Evropian në javët në vijim.

Ata do të duhet të marrin dritën e gjelbër të eurodeputetëve për t’u zgjedhur në detyrë. Parlamenti Evropian do të votojë për Komisionin e ri Evropian në tërësi përpara se ai të marrë detyrën, i cili do të bëhet më së shpejti më 1 nëntor.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti flet për masat e Vuçiqit ndaj Kosovës: Akt i dëshpërimit dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja
Next Article Kurti takoi Izmir Zeqirin e PDK-së, flasin për investimet në infrastrukturë dhe buxhetin në Zubin Potok

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?